OH Hilal u kujdes për të ndihmuar 1000 familje myslimane që t’i kalojnë ditët e Fitër Bajramit në atmosferë festive dhe të ndihen të barabartë me shtresat tjera të shoqërisë sonë.
Në prag të festës madhështore islame Fitër Bajrami, OH Hilal në bashkëpunim me kompaninë energjetike EVN shpërndau 1000 pako ushqimorë për të varfërit në tërë territorin e R.M gjëgjësisht në të gjitha myftinitë e Bashkësisë Fetare Islame. Duke u nisur nga fakti se shumë familje myslimane janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, për zbutjen e gjendjes së tyre OH Hilal u kujdes për të ndihmuar 1000 familje që t’i kalojnë ditët e Fitër Bajramit në atmosferë festive dhe të ndihen të barabartë me shtresat tjera të shoqërisë sonë.
Kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti tha se: “ Neve kemi ndihmu shumë familje gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, me çrast kemi realizuar shumë projekte. Ndërsa sot në baskëpunim me kompaninë energjetike EVN shpërndamë për 1000 familje pako ushqimorë. Por, ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në sferën e humanitetit dhe solidarizimit me familjet që kanë nevojë për ndihmën tonë.”
Comments are closed.