OH Hilal shpërndan karroca dhe krevatë për përsona të hendikepuar

HILAL në bashkëpunim me disa besimtarë nga diaspora gjegjësisht nga Zvicra realzioi akcion madhor me shpërndarjen e 15 karrocave dhe 15 krevate për invalid dhe njerëz të hendikepuar., të dedikuara për qyetet e Kumanovës, Strugës dhe Ohërit.
1
Më të begatshëm këtë akcion e bëri prezenca e Reis ul Ulema të BFI- së, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili morri pjesë në shpërndarjen e këtyre pajisjeve, gjithashtu falënderojmë donatorët Neat Ismaili dhe Nexhat Bizati -theksoi Musafa Dauti kryetari i OH Hilal.Përpos Reis ul Ulemasë të pranishëm ishin  Sekretari i Përgjithsëm i BFI-së , h. Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani dhe kryetari i degës së OH Hilal- Strugë, Salim Sulejmani.
Reis Ulema para mediave elektronike dhe të shkruara falënderoi donatorët dhe bashkëatdhetarët tanë në diasporë për kontrbutin e dhënë deri më tani duke e mbështetur dhe që aktualisht dhe gjithnjë do të mbështesin fuqishëm BFI dhe OH Hilal. Njëkohësisht tregoi edhe për rëndësin e këtij akcioni i cili ka një peshë dhe vlerë të veçant që s’paku me këto mjete po ju dalim në ndihmë atyre që kanë hendike dhe janë të palëvizshëm dhe që duhet të jetë kategotria më e priveligjuar në shoqërinë tonë.
Shëndeti është diçka e shenjtë që është e nevojshme për njeriun dhe se pa ate me të vërtet njeriu është në gjendje të rëndë. Prandaj këtu në Maqedoni është një numër i madhë i njerëzve që janë të evidentuar në OH Hilal, të njetit po ballafaqohen me probleme të rënda shëndetësore em sëmundje të ndryshme dhe të njejtëve neve po bëjmë përpjekje maksimale që tu dalim në ndihmë. Reis ul Ulema citoi një thënie të Muhamedit a.s: ” Mëshironi në tokë që të mëshiroheni nga Allahu Fuqiplotë”, me këtë dha një mesazh se sa është me rëndësi që të jemi të mëshirshëm ndaj kategorisë të cilëve u nevojitet mëshira jonë.

Comments are closed.