OH “Hilal” nis aksionet e ndihmës për Shqipërinë
Pas tërmetit shkatërrues që goditi Republikën e Shqipërisë më 26 nëntor, 2019, organizata humanitare “Hilal”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka nisur aksionet e ndihmës në Durrës dhe në rrethinat e tij.
Sipas kryetarit të OH “Hilal”, Mustafa Dauti, ky organizim ka bekimin dhe pëlqimin e Kreut më të lart të BFI Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ku organizata humanitare e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut ka nisur ndihma të mëdha me produkte ushqimore, batanije, mjete higjienike dhe veshmbathje për popullatën e prekur nga shkundja e dheut.
Vlen të theksohet që ndihmat nga OH “Hilal” për në Durrës do të jenë të vazhdueshme, deri në normalizimin e plotë të situatës. Në OH “Hilal” janë thellësisht të tronditur nga fatkeqësia që ka prekur Shqipërinë, ndërsa aktivistët e saj janë të gatshëm që të ofrojnë çfarëdo lloj ndihme, përmbajtja e të cilave do të koordinohet në bashkëpunim me shtetin shqiptar, përkatësisht me Shtabin e Emergjencave.
Comments are closed.