[:al]OH HILAL në mesin e skamnorëve të Manastirit[:]

[:al]Në vazhdën e aktiviteteve humanitare me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, OH HILAL që funksionon në kuadër të BI-së, sot qëndroi në territorin  Myftinisë së Manastirit ku shpërndau pako me artikuj ushqimor dhe higjienik. Me pako humanitare u ndihmuan 150 familje të cilat paraprakisht nga ana e operativës së kësaj Myftinie ishin evidentuar si raste të rënda sociale.

Ndihmat i shpërndanë vetë kryetari i OH HILAL Mustafa Dauti si dhe Myftiu i Myftinisë së Manastirit, Hamid ef. Rasimi, i cili me këtë rast shprehu knaqësi të veçantë si për ndihmën e ofruar ashtu edhe për transparencën e saj. “Myftinia jonë ka shumë raste sociale, ndërsa këta familje pa dysim që janë ndër më të rëndat dhe, kjo ndihmë po shpërndahet në mënyrë shumë transparente. Kjo është edhe nje vlerë e pamohueshme e OH HILAL dhe e organizuesve të këtyre ndihmave kaq shumë të nevojshme sidomos përgjatë Muajit të agjërimit”, ka thënë veç të tjerash Myftiu i Manastirit, efendi Rasimi.

Kurse, Kruyetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, edhe kësaj radhe ka përshëndetur donatorët si dhe autoritetin e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rxhepi, i cili i motivon dhe i përkrah pa rezervë aktivitetet e këtilla humanitare. “Sot gjendemi në territorin e Myftinisë së Manastirit prej nga operativa e saj na ka përgatitur listë me familjet më të rënda social. Dhe, ja, sot ne po i ndihmojmë 150 familje të kësaj kategorie me shpresë se sado pak do t’ua lehtësojmë brengat për disa iftare më dinjitoze. Karavani i ndihmave tona do të vazhdojë edhe nëpër Myftinitë e tjera dhe, me ndihmën e Allahut të Gjithëmëshirshëm, do të përpiqemi që të ndihmojmë sa më shumë individë e familje si raste të rënda sociale”, ka theksuar Mustafa Dauti.[maxgallery id=”6383″][:]

Comments are closed.