OH HILAL në mesin e banorëve të Hasanbegut dhe rrethinës

OH HILAL në mesin e banorëve të Hasanbegut dhe rrethinës
Sot në lagjen e Hasanbegut dhe të rrethinës zhvilloi aktivitetin e vet humanitar OH HILAL që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM. Ashtu siç kishte premtuar që në ditën e parë të katastrofës natyrore kreu i kësaj Organizate, Mustafa ef. Dauti, “Hilali” vazhdimisht gjendet pranë popullatës së kësaj lagje dhe më gjërë për t’ju dalur në ndihmë. Edhe kësaj radhe u ndanë një sasi e konsiderueshme e pakove me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik si dhe veshmbathje.
Operativa e kësaj Organizate Humanitare si dhe të gjithë myftinitë dhe organet e tjera të BFI-së duke ndjerë dhembje të thellë për atë që pësuan banorët e kësaj lagje, janë në terren dhe në aksion për t’i evidentuar nevojat emergjente të kësaj popullate si dhe duke u angazhuar në organizimin dhe tubimin e ndihmave të ndryshme dedikuar familjarëve të viktimave nga kjo katastrofë natyrore, të lënduarve si dhe të gjithë të dëmtuarve të tjerë.
Me këtë rast, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti ka nënvizuar se, me kërkesë të Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, ekipi i kësaj Organizate është duke u gjendur sa më pranë nevojtarëve që kanë pësuar më së rëndi nga kjo katastrofë natyrore. “Ne po mundohemi që sado pak t’ua zbusim dhembjen me ndihmat tona humanitare të donuara nga bamirës të ndryshëm e që sot na erdhën nga zona e Myftinisë së Manastirit. Jemi në shtim të aktivistëve dhe vullnetarëve humanistë që të jemi në gjendje që t’ju dalim në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona. Me urdhër të Reisit tonë këtë xhuma do të zhvillohet një aktivitet i gjërë për grumbullimin e të mirave material që do t’ju dedikohen të gjithë të dëmtuarve të kësaj lagje. Tashmë opinion i gjërë është informuar se, këtij aksioni dhe këtij apeli të Reisit, H. Sulejman ef. Rexhepi, i janë përgjigjur edhe Komuniteti fetar islam i Shqipërisë dhe ai i Kosovës dhe, pa dyshim që, të gjithë aktivitetet humanitare tepër të ngjeshura do të zhvillohen ditët e ardhshme përmes Organizatës sonë humanitare “Hilal”. Nevojat e qytetarëve të këtushëm të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore janë shumë të mëdha dhe të ndryshme, prandaj mendoj që nevojitet një strategji e përbashkët, mirë e kordinuar dhe e shtrirë shtëpi më shtëpi, familje më familje. Bamirësia jonë asnjëherë nuk ka munguar dhe, kësaj radhe, do të theksohet si asnjë herë më parë. Këta banorë i sprovoi Zoti Fuqiplotë me një katastrofë të rëndë, por, jemi shumë të vetëdijshëm që kjo katastrofë po e sprovon edhe gatishmërtinë tonë, vullnetin tonë për ta kryer urdhërin e Zotit Mëshirëplotë, që të jemi në krye të detyrës duke zhvilluar bamirësi për vëllezërit dhe motrat tona”, ka thënë, veç tjerash, efendi Mustafa.
manas

manas1

manas2

Comments are closed.