[:al]OH Hilal në Dibër[:]

[:al]Që nga dita e parë e Ramazanit, OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI në RM, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh humanitare duke shpërndarë pako me artikuj ushqimor dhe higjienik në shumë vendbanime myslimane të vendit. Pakot shpërndahen sipas listës së hartuar paraprakisht nga ana e operativs së Myftinive të BFI-së, të cilat knë krijuar listë me raste kryesisht të rënda sociale që kanë prioritet në ndihmë.

Kësaj radhe OH HILAL u ndal në Myftininë e Dibrës ku u shpërndanë mi gjashtë ton ndihma. Me këtë rast, Myftiu i Dibrës, H. Ramazan Hasa ka shprehur falënderim të veçantë si ndaj donatorëve ashtu edhe ndaj OH HILAL e cila në çdo ndihmë që ka orgnizuar ka përfshirë edhe skamnorët dhe të varfërit e territorit të kësaj Myftinie.

Kryetari i OH HILAL Mustafa Dauti, edhe kësaj radhe ka shprehur kënaqësinë e vet për vijueshmërinë e aksioneve humanitare të cilat filluan që në ditën e parë të Ramazanit e që do të vazhdojnë deri në fund. “Falë donatorëve tanë si dhe angazhimit dhe autoritetit të reisit tonë, H. Sulejman ef. Rexhepit, ne po krijojmë mundësira që të paketojmë produkte ushqimorë dhe higjienike dhe t’i shpërndajmë tek të gjithë besimtarët tanë që janë në nevojë. Ky aksion merr dimensione edhe më humane sidomos për faktin që zhvillhet në Muajin e shenjtë të Ramazanit. Sot, ndamë mbi gjashtë ton ndihma humanitare për skmanorët dhe të varfërit në territorin e Myftinisë së Dibrës. Me ndihmën e Zotit Fuqiplotë këto ndihma do t’i shtrijmë në të gjithë territoret e myftinive tona”, është shpehur veç të tjerash Mustafa Dauti.

[maxgallery id=”6352″][:]

Comments are closed.