OH HILAL në bashkëpunim me EVN Maqedoni ndau ndihma për familjet me nevojë
Më datë 24.12.2015 OH HILAL së bashku me EVN Maqedoni vazhduan bashkëpunimin në sferen e humanitetit duke u dalë në ndihmë nevojtarve ku u shpërndanë produkte ushqimore gjithsej për 100 familje. Para mediumeve u prononcuan drejtori i OH HILAL z. Mustafa Dauti ku shprehi falenderim për bashkëpunimin me EVN Maqedoni , njëkohësisht u shpreh se çdo donacion për ne si organizat është i mirëseardhur në çfardo kohe që do të jet ai donacion, në fillim në mes apo se në fund të vitit. Nga ana tjetër zëdhënësi i EVN-së Atanas Kovçeski u shpreh se jo rastësisht neve kemi zgjedhur OH HILAL të BFI-së që të bashkëpunojmë në sferën e humanitetit duke u bazuar në transparencën e shpërndarjes së ndihmave, dhe ky bashkëpunim edhe më tej do të vazhdon.
Comments are closed.