OH Hilal ne bashkëpunim me ambasadën e Norvegjisë shpërndan 36 tonelata paisje shkollore

Ndihmojmë Atdheun
Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, në bashkëpunim me  Ambasadorin e Maqedonisë në Norvegji z. Enver Abdullahi dhe Kryetarin e Shoqatës Ndihmojmë Atdheun – Blerim Gjoni  ndërmorën aksionin humanitar me moton “Ndihmojmë Atdheun”, me çrast bënë shpërndarjen e 36 tonelatave pajisje shkollore dhe spitalore nëpër shkollat e Maqedonisë, kryesiht në rajonin e Shkupit dhe Likovës si dhe Maqedonisë perëndimore.
Këto pajisje u grumbulluan nga mërgimtarët tanë dhe nga banorët e Norvegjisë.
Aksioni filloi nga shkolla fillore Imri Elezi ku u dhuruan pajisje shkollore të cilat do ti ndihmojnë nxënësve në procesin edukativo arsimor. Sipas Ambasadorit Abdullahu ideja ishte që edhe këta nxënës me sukses ti përfundojnë obligimet shkollore.
“Ideja ishte që të sjellim pajisje shkollore, për spitale që të gjitha këto të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve tanë. Populli norvegjez gjithmonë ka qenë shembull i humanitetit dhe brenda një kohe shumë të shkurtër iu përgjigjën apelit tonë dhe bënë grumbullimin e këtyre pajisjeve”, tha mes tjerash Ambasadori Abdullahu.
Kryetari i Shoqatës Ndihmojmë Atdheun Blerim Gjoni  deklaroi se ky aksion humanitare është realizuar ne kohë rekorde dhe është përshëndtur nga qytetaret norvegjez. “Këtë projekt e kemi filluar në bashkëpunim me ambasadën dhe mandej kemi bërë apel tek populli dhe përgjigja ka qenë shumë positive”, tha mes tjerash z. Gjoni. Kryetari i organizates Hilal Mustafa Dauti theksoi se ky aksion është në të mirë të nxënësve dhe është aksion i cili përfshin tërë vendin tonë.
“Me të vërtetë ky gjest është për tu përshëndetur dhe njokohësisht ne si organizatë humanitare, në kontinuitet dhe vazhdimësi po paraqitemi në këtë mes me aktivitetet tona duke u dalë përballë nevojtarëve. Ne si ndihmesë në aspektin logjistik kemi përkrahur organizatën e ardhur nga norvegjia me çrast edhe një herë dëshmojmë se jemi dhe do të mbetemi në këtë mes duke kryer detyrën tonë të shenjtë, të paraparë me statusin e Organizatës sonë”.
Pajisjet  shkollore do të shpërndahen në disa shkolla në Maqedoninë Perendimore dhe gjithahstu edhe në disa shkolla fillore në Kosovë, si dhe nëpër spitale, kopshte për fëmijët dhe në shtëpitë e pleqve.

2 3

Comments are closed.