OH HILAL ndihmon të varfërit në Shuto Orizari

OH HILAL ndihmon të varfërit në Shuto Orizari
Këto ditë, në koordinim me zëvendës ministrin për punë dhe politikë sociale, Ibrahim Ibrahimi, OH HILAL qëndroi në mesin e popullatës rome që janë më në nevojë, në Komunën e Shuto Orizares. Me këtë rast, kjo Organizatë shpërndau një kontigjent të konsiderueshëm pakosh me artikuj të ndryshëm dhe veshëmbathje, të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë.
Përfaqësuesit shtetëror përkatës si dhe stafi i OH HILAL për së afërmi u njohtuan me realitetin e rëndë dhe me nevojat imediate të kësaj shtrese të qytetarëve tanë, të cilët gjithnjë e më shumë po i nënshtrohen varfërisë ekstreme.
Zëvendësministri Ibrahimi foli për planet dhe projektet të cilat shteti i ka të hartuara e që janë në harmoni të plotë me të gjitha kriteret e parapara në projektin evropian të “Dekadës së romëve”. Ai ka nënvizuar një numër të madh aktivitetesh që janë ndërmarrë qoftë nga organet shtetërore qoftë në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, e që kanë qenë në drejtim të zbvutjes së nevojave dhe problemeve të ndryshme me të cilat përballet kjo shtresë e qytetarëve tanë. Gjithësesi, fjalë miradie ka shprehur edhe për OH HILAL si dhe për stafin e saj drejtues.
Nga ana tjetër, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, ka theksuar se kjo Organizatë po ia del që të jetë në shërbim të qytetarëve falë punës së saj transparente dhe shumë mirë të organizuar. “Si rrjedhojë e angazhimit tonë professional si dhe për shkak të autoritetit të çmueshëm të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, ne vetëm këtë vit dy here kemi pasur donime me mijëra pako drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Republikës së Turqisë. Donacione kemi nga shumë vise, prandaj, ne nuk rreshtim së ndërmarruri aksione bamirësie gjithandej ku ka nevojë për zbutje e halleve të atyreve që përballen me varfëri të rëndë. Fundja ne mundohemi të kryejmë edhe një obligim islam, të bëjmë mirë dhe vetëm mirë. Bamirësia është vepër e urdhëruar nga Krijuesi ynë i Plotëmëshirshëm”, ka theksuar efendi Dauti .
romet

romet1

Comments are closed.