[:al]OH HILAL ndihmon nevojtarët e Komunës së Sarajit[:]

[:al]Me kërkesë të vetë Kryetarit të Komunës së Sarajit, z. Bekim Murati, OH Hilal e BFI në RM ka donuar një kontigjent ndihmash prej 100 pako me artikuj të ndryshëm ushqimor e higjienik, për banorët të kësaj Komune që janë në nevojë.

Me këtë rast, kryetari Murati ka falënderuar këtë organizatë dhe, me theks të veçantë, Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, i cili gjithnjë i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të kësaj Komune që kanë të bëjnë me ndihma për banorët e saj që janë në nevojë. “Komuna e Sarajit gjithnjë ka hasur në mirëkuptim nga ana e Orgaqnizatës Humanitare HILAL sa herë që kemi shprehur nevoja për t’i ndihmuar banorët tanë. Kemi ngritur një bashkëpunim të shkëlqyer i cili gjithësesi që do të thellohet edhe më shumë në të ardhshme”, është shprehur veç të tjerash kryetari i Komunës, z. Bekim Murati.

Kurse kryetari i OH HILAL Mustafa Dauti është shprehur se kjo organizatë vepron në tërë territorin e Maqedonisë, duke u munduar që ta shtrijë dorën e humanitetit gjithandej ku ka nevojë. “Atje ku kërkojnë ndihma, ne, si OH HILAL, jemi aty. Kështu ndodhi edhe me Komunën e Sarajit. I donuam 100 pako për skamnorët e kësaj komune. Pa dyshim që ne tashmë kemi ngritur një bashkëpunim institucional, sepse, siç e dimë, në këtë Komunë funksionojnë dy vatrat tona arsimore, Medreseja ISA BEU si dhe Fakulteti i Shkencave Islame dhe, sa herë që këto dy vatra kanë pasur nevojë Komuna e Sarajit ka ndihmuar pa kurrfarë hezitimi”, ka nënvizuar kryetari i OH Hilal e BFI në RM.

Me këtë akcion humanitar, në fakt është rrumbullaksuar në tërësi plani akcional i kësaj organizate që e kishte paraparë me rastin e Muajit të Ramazanit. “Lusim Allahun xh.sh. që në mesin e shoqërisë sonë të ketë sa më pakë të varfër e skamnorë, kurse donatorëve tanë ju dhashtë shëndet dhe ua shtoftë pasurinë”, është lutur në fund kryetari i HILAL-it Mustafa Dauti.

[maxgallery id=”6848″][:]

Comments are closed.