OH HILAL ndihmon invalidët e punës
Kategoria e radhës që ka marrur ndihma humanitare nga OH “HILAL” është Shoqata e Invalidëve të Punës në Çair. Për hirë të Muajit të Rahmetit, kësaj Shoqate, nga kryetari i OH “Hilal” i janë ndarë një kontigjent i konsiderueshëm pakosh me artikuj ushqimor dhe higjienik. Ka qenë vetë kryetari i Shoqatës, z. Ismet Mustafa, i cili e ka pranuar këtë kontigjent ndihmash duke u zotuar se do ta shpërndajë nëpër raste të rënda sociale që kanë prioritet në ndihma. “Më vjen shumë mirë që edhe ne, invalidët e punës, kujtohemi dhe përfshihemi nëpër aksione humanitare. Dhe këtë gjest mund ta bëjë vetëm OH “HILAL” e Bashkësisë Fetare Islame, e cila gjithnjë është munduar dhe mundohet që të jetë në krah të nevojtarëve”, është shprehur z. Mustafa.
Ndërkaq, kryetari i “Hilal”-it, Mustafa ef. Dauti, me këtë rast do të nënvizojë se, invalidët e punës, janë një kategori tjetër e rasteve saociale të cilët kanë përjetuar fatkeqësira në krye të punës. Rastet e rënda dhe të paparashikuara kanë ndikuar që ata të largohen nga vend i i tyre i punës dhe sot të presin ndihmën e institucioneve apo organizatave gjegjëse. “Ishte propozim i vetë Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, që të vizitohet edhe kjo kategori njerëzish dhe të kihen në konsideratë për ndihma. Ne po e kryejmë një obligim islam, po ndihmojmë ata që janë në nevojë”, ka theksuar efendi Dauti
Comments are closed.