OH HILAL ndihmon familjet e dëshmorëve të 2001-shit

120

OH HILAL ndihmon familjet e dëshmorëve të 2001-shit
Organizata Humanitare “HILAL” e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM, ka vazhduar me aktivitetet e veta bamirësie, sipas programit të paraparë për aksione humanitare përgjatë vitit 2016.
Këtë herë kjo Organizatë i ka donuar një kontigjent të konsideruar pakosh me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik por edhe me veshëmbathje, Shoqatës Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Ndihma iu dorëzua kryetarit të Shoqatës, z. Daim Hisenit, ndërsa kjo bamirësi i dedikohet familjarëve të dëshmorëve, sidomos atyreve që janë më në nevojë.
Me këtë rast, kryetari Daim Hiseni ka vlerësuar lart rolin në OH HILAL në sferën e bamirësisë dhe humanitetit duke e nënvizuar gatishmërinë permanente të kësaj Organizate për t’ju dalur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve të dëshmorëve nga lufta e 2001-shit. “Ky aksion as nuk është i pari dhe as nuk është i fundit. Kam parasysh angazhimin e vazhdueshëm të HILAL-it për t’u përkujdesur sidomos për familjet më në nevojë të dëshmorëve të UÇK-së. Shpreh mirënjohje për këtë angazhim bamirësie dhe apeloj që gjithmonë t’i kemi nën përkujdesje këtë shtresë të shoqërisë sonë të cilët janë meritorë kryesorë për dinjitetin tonë prej shqiptari”, është shprehur kryetari i SHKSH të Maqedonisë, z. Daim Iseni.
Nga ana e vet, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, ka nënvizuar se këtë shtresë të shoqërisë sonë e ka në merak të madh vetë Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe, edhe ky aksion është në vazhdën e përkujdesit në sferën e bamirësisë që ka kryetari për trimat por edhe për familjarët e dëshmorëve të lusftës së 2001-shit. “Ne, qoftë si shoqëri shqiptare qoftë si shoqëri myslimane, e kemi obligim moral të jemi sa më pranë familjeve të dëshmorëve të cilëve nuk u kthehet aq lehtë haku. Sa më shumë që gjendemi pranë këtyre familjeve aq më të nderuar do të dalim si institucione e si shoqëri. Natyrisht, herë pas here do të kthehmi te kjo shtresë e shoqërisë sonë, do t’i kemi nën përkujdesje përderisa nuk do të arrijnë të krijojnë kushte për një jetë sa më normale. Lavdia jonë ndaj dëshmorëve shprehet edhe përmes kujdesit që tregojmë ndaj fëmijëve dhe familjeve të tyre”, ka thënë kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti.
veteran

veteran1