[:al]Me qëllim që me rastin e Muajit të agjërimit në programin humanitar të hartuar nga OH HILAL e BFI në RM të përfshihen sa më shumë myslimanë të vendit që përballen me problem të rënda sociale, kjo organizatë i është përgjigjur edhe ojq-ve të ndryshme të cilat kanë në listat e tyre me familjarë që kërkojnë ndihma.
Kësisoj, OH HILAL ka donuar një kontigjen të konsiderueshëm me ndihma në ushqim e mjete higjienike për disa ojq të vendit që në veprimtarinë e tyre prioritet i japin ndihmës për qytetarët që janë në nevojë.
“Përmes këtij aksioni dhe, përmes këtij bashkëpunimi të gjërë me organizatat e tjera humanitare, mendojmë që do të përfshijmë një numër sa më të madh të rasteve sociale. Zgjërimi i bashkëpunimit në këtë sferë na bën jo vetëm humanist të vërtetë por edhe mundëson që në aksionet tona fisnike të përfshihen sa më shumë subjekte, individë, asociacione e organizata humanitare. Qëllimi ynë si dhe porosia e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rxhepi është që edhe në këto akcione të Ramazanit të shpërndajmë ndihma në çdo shtëpi për të cilat do të informohemi se janë në gjendje të rëndë sociale.”, është shprehur veç të tjerash Kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave humanitare kanë shprehur mirënjohje të lartë për HILAL-in, organizatë kjo që gjithnjë ka qenë e gatshme të përfshijë në akcionet e veta sa më shumë organizata simotra. Kjo traditë e bashkëpunimit po vazhdon tash e disa vite dhe pa dyshim që do të thellohet edhe më shumë në të ardhshmen, shprehen këta përfaqësues të ojq-ve.
[maxgallery id=”6640″][:]
Comments are closed.