OH “HILAL” ndihmoi skamnorët e Manastirit

OH “HILAL” ndihmoi skamnorët e Manastirit
“Muai i Ramzanit Muaj i mëshirës”! Nën këtë moto ka zbritur OH HILAL në mesin e skamnorëve dhe hallexhinjëve qytetarë të Manastirit. Kësaj radhe jo vetëm skamnorët myslimanë por edhe të tjerët nga shoqata e të verbërve por edhe pensionistëve të ngratë, OH HILAL e BFI-së u ka shpërndarë mbi 300 pako me artikuj ushqimor dhe higjienik. Në sytë e hallexhinjëve vërehjen një gëzim i theksuar. “Në kohën kur asgjë në këtë shtet nuk po funksionon, hallall i qoftë OH HILAL që na ka kujtuar dhe që po na e zgjatë dorën e ndihmës. Jemi shumë të lumtur që nuk na keni haruar”, u shprehën skamnorët prezentë gjatë aktit të shpërndarjes së kësaj ndihme.
“Po përballemi ditë për ditë me skamnorë nga më të ndryshëm, po bashkëjetojmë me problemet dhe vuajtjet tyre. Mundësitë tona na diktojnë që të solidarizohemi me rastet që janë prekur nga një varfëri dhe pamundësi më eksreme. Fal angazhimit personal të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, OH HILAL ka siguruar një kontigjent të theksuar pako ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Tuqisë, të ciat ne po i shpërndajmë ditë për ditë ndër myslimanët e vendit dhe jo vetëm. Varfëria nuk njeh as etni dhe as fe. E tillë duhet të jetë edhe ndihma. Ndihma gjeneron njohje, dashuri, bashkëjetesë, mirëqenie”, është shprehur, veç të tjerash, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti.
mana

manastir

Comments are closed.