OH “HILAL” ndihmoi skamnorët e Gostivarit

OH “HILAL” ndihmoi skamnorët e Gostivarit

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare me reastin e Muajit të Ramazanit, OH “Hilal” që funskionon në kuadër të BFI-së, në bashkëpunim RAF-in nga Katari, sot, në Myftininë e Gostivarit dorëzuan një kontigjent të konsiderueshëm pakosh me artikuj ushqimor e higjienik. Kjo ndihmë u dedikohet rasteve më të rënda sociale të cilat janë evidentuar në listën e hartuar nga këshillat e xhemateve pranë kësaj Myftinie.
Me këtë rast, para mediave të vendit që kishin ardhur për ta përcjellë zhvillimin e këtij aksioni humanitar, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, do të flasë shkurtimisht mbi peshyën e bamirësisë sipas porosive islame dhe, gjithësesi që do të shpreh fjalë miradie për tërë kontributin e OH Hilal, në veçanti të kryetarit Mustafa Dauti, që e ka dhënë përgjatë ditëve të Ramazanit me qëllim të zbutjes sado pak të skamjes ndër myslimanët e Gostivarit.
Kurse Kryetari i OH HILAL, ef. Dauti do të falënderojë angazhimin e madh të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, për ta siguruar tërë atë ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë dhe, në veçanti do të falënderojë edhe Organizatën RAF nga Katari që ka shprehur dëshirë për të ndihmuar skamnorët myslimanë të vendit. “Besoj që misionin tonë përgjatë këtij muaji po e kryejmë me ndershmëri dhe në mënyrë profesionale. Në mënyrë shumë transparente kemi shpërndarë ndihma gjithandej ku na kanë kërkuar, gjithnjë me prioritet familjet më të varfëra. Kemi gëzuar mbi 10 mijë familje anekënd vendit. Natyrisht, nuk do të mjafton kaq, ne me ndihmën e Zotit të Gjithëmëshirshëm do të jemi në terren edhe ditëve, javëve, muajve të tjerë. Bamirësinë e kemi mision por edhe porosi islame”, ka theksuar efendi Dauti
tt

ttt
t4

ttt

Comments are closed.