OH Hilal ndihmoi familjen Osmani nga Luboteni

OH HILAL, të premten ka ndihmuar familjen e Rasim Osmani nga fshati Luboten i Shkupit, me material ndërtimorë, të cilit para dy ditëve i është djegur shtëpia.
 lubotenhil1
“Më këtë ndihmë dëshirojmë të zbusim dhimbjen e kësaj familje të cilën e kaploi fatkeqësia me rastin e djegies së shtëpisë ku jetojnë bashkë me familjen e tij. Neve si mysliman jemi si një trup, kjo njëkohësisht është porosia e Allahut f.p por edhe Pejgamberior a.s . Në qoftë se një pjesë e trupit na dhemb atëherë do ta ndjejmë dhimbjen në tërë trupin. Në qoftë se një vëllut ton mysliman i ndodh ndonjë fatkeqësi, atëherë neve e ndjejmë këtë fatkeqësi të gjithë dhe duke u solidarizuar e ndajmë  këtë fatkeqësi. Prandaj ne si OH Hilal dëshirojmë që të njejtëve tu dalim në ndihmë”, theksoi Mustafa Dauti, kryetar i OH Hilal.
Dauti shfrytëzoi rastin që të falënderoj fillimisht myftininë e Shkupit në krye me Myftiun Ibrahim ef. Shabani dhe operativën e tij, i cili mbështeti fuqishëm degën e OH Hilal Shkup, po ashtu falënderojmë kryetarin e degës së Shkupit OH Hilal, Zyher Rexhepin dhe anëtarin e kryesisë qendrore Ismaet Bytyqin që të njëjtët dhanë, japin dhe janë duke dhënë kontributin e tyre që të funksionojë dega e OH Hilal me kapacitet të plotë në Shkup dhe rrethinë për zbutjen e varfërisë. Njëkohësisht falënderojmë donatoret e rregullt, imamët e xhamive të Shkupit, kryesitë e xhamive dhe xhematin që mbështesin fuqishëm OH Hilal, pranë BFI-së së Maqedonisë.
Familja Osmani falënderoi OH Hilal për kontributin e dhënë.

Comments are closed.