OH HILAL NDIHMOI FAMILJEN ALIMI NGA SHKUPI

Më 15 gusht 2012, pas kërkesës për ndihmë të familjës Halimi nga Shkupi, lëshuar përmes mediumeve se vuan nga skamja ekstreme, OH HILAL me donatorët e saj, kontaktoi, respektivisht vizitoi këtë familje ku përsëafërmi e pa gjendjen e mjerueshme të kësaj familje pesanëtarëshe dhe ia shtrinë dorën duke e ndihmuar  këtë familje që edhe anëtarët e saj ta gëzojnë festën e Fitër Bajramit.
Po ashtu, famljës në fjalë iu dha ndihmë për renovim të shtëpisë si dhe blerjen e pajisjës themelore shtëpiake.
Me këtë rast Kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, shprehu keqardhje që në shoqërinë tonë ekzistojnë familje të varëfura skajshmërisht, dhe që numri i tyre gjithnjë po shkon në rritje, andaj i falenderoi donatorët dhe ata që i mbështesin projektet e OH HILAL, për t`u dal në ndihmë të kësaj katogorie skamnorësh. OH HILAL e Bashkësisë Fetare Islame gjithnjë do të jetë pranë skamnorëve dhe nevojtarëve të kategorive të ndryshëm.
Familja Alimi, me këtë rast falenderoi OH HILAL për ndihmën e ofruar duke shprehur kënaqësinë e vet duke e përshkruar gjendjen e mjerueshme të tyre dhe se kjo ndihmë është shumë e mirëpritur dhe më se e nevojshme mu në prag të Festës së Fitër Bajramit. Me lot në sy bënë lujte drejtuar Allahut Fuqiplotë për këtë akcion humanitar të OH HILAL.

Still0816_00000 Still0816_00003 Still0816_00007

Comments are closed.