OH Hilal ndihmoi 470 familje për festën e Kurban Bajramit

Në vigjilje të festës së madhe të Kurban Bajramit, Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të  BFIM -së, përmes degës së saj në Strugë, organizoi një aksion humanitar në qytetin e Strugës në afërsi të xhamisë ‘’Mustafa Çelebiu’’ ku u ndanë veshmbathje të reja për 470 familje . Kjo veprimtari humanitare e menaxhuar nga kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, e cila u realizua nga myftiu Salim ef. Sulejmani.
Sulejmani, fillimisht për mediat e shkruara dhe elektronike shprehi mirënjohje për këtë aktivitet të Hilal-it në veçanti për z. Dauti, me çrast theksoi: ’’Shfrytëzoj rastin që përzemërsishtë të falenderojë kryetarin e OH Hilal në nivel republikan Mustafa Dauti, i cili në vazhdimësi ka mbështetur dhe përkrahur aksionet tona me shpresën që në vazhdimësi të veprohet kështu në sferën e humanitetit, duke përkujtuar një porosi të Muhamed a.s:”Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi dhe nuk e dorëzon. Kush është në ndihmë të vëllaut të tij, Allahu do të jetë në ndihmë të tij.
hiloh1
Kush ia largon muslimanit një brengë, Allahu do t’ia largojë atij një brengë nga brengat e botës tjetër, e kush e mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë atë në ditën e gjykimit”.  Besimtari duhet ta ketë të vulosur në shpirtin e tij humanitetin, solidaritetin, bamirësinë dhe ndihmën ndaj të afërmve dhe më gjërë’’ theksoi Myftiu. Ky aksion do të vazhdoj tre ditë me radhë ndërsa në ditën e tretë do të shperndahen edhe artikuj të ndryshëm ushqimorë.
Këtë aksion humanitar tregon ef. Sulejmani e ndihmuan, hoxhallarët, kryesit e xhamive, xhemati dhe qytetarë të ndryshëm nga Struga , përveç humanistëve të rregullt të dëshmuar të kësaj organizate.” Në fund të pronocimit të tij, ai, Luti All-llahun fuqiplotë që të gjithë ata të cilët ndihmuan t’i shpërblejë me shpërblimet më të çmuara në këtë jetë dhe në jetën e amshueshme’.

Comments are closed.