OH HILAL ndihma në Shtip e në Prilep
Ka vazhduar aksioni i shpërndarjes së ndihmave humanitare për familjet e varfra, për skamnorët dhe për kategoritë e ndryshme sociale, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Këtë herë, OH HILAL, e cila vepron në suaza të BFI në RM, ka qëndruar në mesin e famiuljarëve të evidentuar nga këshilli i xhamive në Shtip të cilëve ju ka ndarë 350 pako të cilët janë donuar nga Drejtoria e Përgjithshme të Dijanentit të Turqisëme me artikuj ushqimor dhe higjienik.
Po kështu, pas evidentimit të skamnorëve të rëndë nga ana e këshillit të xhamive të Prilepit me rrethinë, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, ka bërë shpërndarjen e 300 pakove humanitare për hallexhinjtë e kësaj zone. Në të dy qytetet familjet që janë në nevojë kanë shprehur falënderimet dhe uratat më të përzemërta për të gjithë ata që po bëhen shkak për ta lumturuyar sado pak zemrën edhe të atyreve që kanë nevojë për një sofër më të begatë gjatë iftarit apo për syfyr. Efendi Dauti ka premtuar që aksioni në fjalë do të shtrihet në çdo cep të vendit dhe, ndihma e grumbulluar falë angazhimit vetëmohues të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, do të shpërndahet në mënyrë tejet transparente te çdo familje që kanë shumë nevojë për ndihma të këtilla sidomos gjatë ditëve të agjërimit.
OH HILAL ndihma në Shtip e në Prilep
Prev Post
Next Post
Comments are closed.