OH Hilal ndau veshmbathje për skamnorët

Në vigjilje të festës së madhe të Fitër Bajramit, Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në suazat e Bashkësisë Fetare Islame organizoi një aksion humanitar në qytetin e Shkupit ku u ndanë veshmbathje për 300 familje skamnore, të cilat ishin rroba të reja të të gjitha llojeve.
Ky aksion u udhëhoq drejtë përdrejtë nga kryetari i Organizatës Humanitare Hilal – Mustafa ef. Dauti i cili para mediumeve kujtoi edhe një herë porosinë e pejgamberit Muhamedit a.s. “Duke marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e këtij muaji që ka për bazë humanitetit, që dokumentohet edhe me fjalët e Allahut fuqiplotë dhe thëniet e Pejgamberit Muhamedit a.s. që: ‘Besimtari duhet ta ketë të vulosur në shpirtin e tij humanitetin, solidaritetin, bamirësinë dhe ndihmën ndaj të afërmve.
Ai i cili e vesh me rroba një besimtar, Allahu atë do ta veshë me rroba të gjelbërta në Xhenet’ Prandaj për këtë arsye, ne si Organizatë Humanitare vendosëm që të ndërmarrim pikërisht një aksion të tillë në qytetin e Shkupit, me çrast po I japim fund aksioneve të parapara për muajin e Ramazanit, por kjo nuk do të thotë se këtu do të ndalojmë me aktivitetet tona.
Për një vit kemi bërë kaq sa kemi bërë dhe për këtë është I njoftuar tërë opinjoni. Shpresojmë që viteve që vijnë në vijim të japim edhe më tepër kontribut në sferën e humanizmit”, tha mes tjerash ef. Dauti.
Përndryshe, gjatë këtij muaji të Ramazanit, Organizata Humanita Hilal, mbushi një vit nga themelimi dhe gjatë tërë kësaj kohe ka ndërmarë aksione humanitare në të gjitha qytetet e Maqedonisë me qëllim që të jetë gjithmonë pranë skamnorëve dhe nevojtarëve.

Still0817_00000 Still0817_00001 Still0817_00002 Still0817_00003 Still0817_00004

Comments are closed.