OH “Hilal” ndau pako për skamnorët e Kumanvës
Sot, OH “Hilal” zbriti në terrenin e Myftinisë së Kumanovës, ku bashkë me operativën dhe këshillat e xhamive të kësaj Myftnie ndanë 300 pako të cilët janë donacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Dijanentit të Turqisë për skamnorët më në nevojë në këtë territor. Me këtë rast, Myftiu i Kumanovës, H. Abedin ef. Ymeri, para të pranishmëve foli për peshën e humanitetit si akt islam gjatë muajit të Ramazanit si dhe e nënvizoi mënyrën e përzgjedhjes së familjeve më të varfëra të Myftinisë së Kumanovës. “Ne jemi të vetëdijshëm që Kumanova me rrethinë është një nga zonat më të varfëra në vend dhe e dimë që ka shumë familje në nevojë. Përmes kësaj ndihme të OH HILAL po përpiqemi që sado pak t’ i ndihmojmë ato famlje që janë fokusuar si familje me një skamje të rëndë. Kumanovarët shquhen me shpirtin e tyre human. I ftoj të na bshkangjiten në aksionin tonë, të Myftinisë dhe të Hilalit dhe të zgjasim dorën e humanizmit dhe sado pak ta begatojmë çdo sofër të myslimanit në territorin e Myftinisë sonë”, ka thënë efendi Ymeri
Ndërkaq, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti ka falënderuar angazhimin personal të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, për sigurimin e këtij donacioni të përbërë prej mijëra pakove me artikuj ushqimor e higjienik. “Misioni ynë është human. Ne, bashkë me Myftinië tona si dhe me operativat e tyre do të zhvillojmë aksione humanitare pëgjatë tërë Muajit të Ramazanit. Do të përpiqmi që sadopak të shtojmë buzëqeshjen te çdo familje myslimne në vendin tonë. Zoti na ndihmoftë dhe na e shtoftë sa më shumë vullnetin për aktivitete të këtill humanitare”, ka theksuar efendi Dauti, kryetar i OH HILAL i BFI në RM.
OH “Hilal” ndau pako për skamnorët e Kumanvës
Prev Post
Next Post
Comments are closed.