OH Hilal duke u nisur nga principi i humanitetit për të ndihmuar kategoritë e varfëra dhe skamnore sot më 20 dhjetor 2013 realizoi një aksion humanitar me ç’rast u shpërndanë artikuj ushqimore dhe mjete higjienike për rreth 200 familje.
Këtë aksion OH Hilal e realizoi në bashkëpunim me Kompaninë Energjetike të Maqedonisë EVN, të cilët treguan gatishmëri të plotë për të përkrahur këtë iniciativë dhe ide të OH Hilal në veçanti në këto ditë të ftofta dhe të rënda ekonomike.
Para mediave të shkruara dhe elektronike, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti tha se: “ OH Hilal në kontinuitet kujdeset për të varfërit dhe ata që kanë gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale. Ajo që buron nga mësimet Islame është se gjithmon duhet të kujdesemi për kategori që kanë gjendjen të vështirë dhe dora e jo myslimane duhet shtruar gjithnjë për të lehtësuar dhimbjet e tyre.”
Nga ana tjetër, zëdhënësi i EVN –së, Atanas Kovaçevski shprehu kënaqësinë për këtë aktivitet të radhës në mes OH Hilal dhe EVN, andaj vlerësoi lartë bashkëpunimin që kanë duke theksuar se edhe më tutje do të kooperojmë dhe bashkëpunojmë me OH Hilal për t’u dalë në ndihmë të varfërve dhe gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Gjatë realizimit të këtij aksioni u bë shpërndarja e artikujve ushqimore, vaj, miell, mjeteve higjienike etj.
Comments are closed.