OH HILAL ndau ndihma në Veles e në Kavadar

OH HILAL ndau ndihma në Veles e në Kavadar
Kanë vazhduar aksinet humanitare të OH HILAL që funksionon pranë BFI-së, të cilat po i ndërmerr me rastin e Muajit Ramazan anekënd vendit. Kjo organizatë zbriti te skamnorët e Velesit dhe Kavadarit të cilëve u ofroi pako me produkte të ndryshme ushqimore e higjienike. Në të dy qytetet u ndanë nga 300 pako me nihma humanitare që janë donacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Dijanentit të Turqisë.
“Ashtu siç kemi theksuar që në ditën e parë të Ramazanit, OH HILAL do të jetë aktive gjatë tërë muajit të shenjtë me qëllim që sado pak ta zbusë mjerimin tek familjet tona myslimane. Deri më tani kemi shpërndarë me mijëra pako me artikuj ushqimor e higjienik. Kemi për të zbritur edhe te shumë familje të regjistruara nga ana e këshillave të xhamive tona. U jam shumë mirënjohës këtyre këshillave si dhe shumë qytetarëve të cilët vullnetarisht vihen në shërbim të aksionit me qëllim që të rrjedhë sa më lehtë dhe sa më mbarë”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Mustafë ef. Dauti
veles

kavadar

Comments are closed.