[:al]OH HILAL ndau ndihma në Tetovë[:]

[:al]Aktivitetet humanitare të OH Hilal që funksionon në kuadër të BFI në RM, kësaj radhe kanë zbritur në territorin e Myftinisë së Tetovës. Sipas listës së përpiluar me emrat e rasteve më të rënda sociale në këtë qytet dhe rrethinë, janë shpërndarë 350 pako, apo rreth shtatë ton, me produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.

Me këtë rast, Myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi, veç të tjerash ka falënderuar përkushtimin e Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepit, por edhe angazhimin vetëmohues të kryetarit të OH HILAL, Mustafa Dauti, për të kërkuar donatorë të shumtë me qëllim që të paktën përgjatë muajit të Ramazanit skamnorët tanë të kenë më pak halle në sofrën e tyre të iftarit dhe të syfyrit. “Sa herë që krijohen mundësitë për të ndihmuar të varfërit dhe skamnorët të kaplon një ndjenjë e veçantë dhe sot, deri sa po i shpërndajmë këto ndihma nga OH HILAL, falënderoj, mbi të gjitha, Allahun Mëshirëplotë që na ka bërë të jemi gjithnjë solidar, të dhembshëm dhe humanë ne jetën tonë të përditshme. Pa dyshim që ky aktivitet vjen falë përkushtimit dhe autoritetit të reisit tonë, H. Sulejman ef. Rexhepi”, është shprehur veç të tjerash Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Qani ef. Nesimi.

Kurse, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, ka nënvizuar se plani aksional i organizatës sonë për t’i ndihmuar rastet e rënda sociale gjatë Muajit të Ramazanit po ec me sukses dhe do të vazhdojë sipas dinamikës së paraparë. “Sot gjendemi në Myftininë e Tetovës ku, bashkë me operativën e saj, po bëjmë shpërndarjen e 350 pakove me produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike, gjithësej janë diku rreth shtatë ton ndihma. Sipas planit tonë aksional kemi pasraparë që t’i ndihmojmë rastet më të rënda që evidentohen nga operativat e myftinive tona dhe, varësisht nga paraqitja e donatorëve, pa dyshim që do të përfshijmë numër më të madh të skamnorëve dhe nevojtarëve të ndryshëm. Falënderoj të gjithë donatorët dhe në veçanti Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin i cili me aktivitetet e veta si dhe me autoritetin e tij bën që të paraqiten donator të ndryshëm, të cilët, falë transparencës sonë, shprehen të kënaqur për mënyrën e shpërndarjes së donimeve të tyre. Kam theksuar që në fillim të ditës së parë të Ramazanit se, gjatë këtij muaji do të vizitojmë shumë qytete, shumë fshatra, lagje e rrugë për ta shtrirë dorën tonë humane deri te çdo mysliman që ka nevojë për ndihma humanitare”, ka theksuar veç tjerash efendi Dauti

[:]

Comments are closed.