OH HILAL ndau ndihma në territorin e Myftinisë së Ohrit

OH HILAL ndau ndihma në territorin e Myftinisë së Ohrit

Edhe skamnorët dhe kategoritë e ndryshme sociale në terrenin e Myftinisë së Ohrit patën rastin që të ndihmohen nga OH HILAL e BFI-së, e cila u shpërndau pako me artikuj ushqimor e higjienik. Paraprakisht, këshillat e xhamive kishin detektuar familjet dhe shtresat më në nevojë të myslimanëve të Ohrit, të cilëve, në mënyrë shumë transparente, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti si dhe Myftiu i Ohrit, Samet ef. Ajdar, u shpërndanë mbi 300 pako ndihmë humanitare të cilët janë donacion i Drejtoris së Përgjithshme të Dijanentit të Turqisë. Me këtë rast, ndihmë morën edhe kategoria më në nevojë, personat e shoqatës së invalidëve të Ohrit.
“Falë angazhimit personal të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, kemi arritur që të sigurojmë donacion të konsiderueshëm nga vëllezërit tanë turq, të cilën po e shpërndajmë anembanë vendit, ndër personat dhe familjet më në nevojë me qëllim që këto ditë të agjërimit t’i kalojnë sa më lehtë dhe pa brenga. Pa dyshim, numri i familjeve të varfëra është shumë i madh, kurse ne maksimalisht po angazhohemi dhe po kërkojmë që të gjenden familjet më në nevojë dhe këtë aksion po e kryejmë në mënyrë shumë transparente. Aksioni në fjalë do të vazhdojë edhe më tej, deri në përmbyllje të Muajit të Bekuar të Ramazanit”, ka thënë me këtë rast, Mustafë ef. Dauti, kryetar i OH HILAL e cila funksionon në kuadër të BFI në RM.

oher

oher1

Comments are closed.