OH HILAL ndau ndihma në Strugë

strugNë vazhdën e aktiviteteve humanitare me rastin e Muajit të bekuar të Ramazanit, OH HILAL zgjati dorën e bamirësisë edhe në mesin e myslimanëve të territorit të Myftinisë së Strugës. Sipas listës së hartuar paraprakisht nga këshilltarët e xhemateve, në të cilën ishin përfshirë rastet me një skamje shumë të rëndë, Kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, bashkë me Myftiun e Mysftinisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, realizuan shpërndarjen e mbi 300 pakove me artikuj ushqimor dhe higjienik, të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë.
Me këtë rast, efendi Mustafa, duke falënderuar angazhimin personal të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, për sigurimin e këtij donacioni kaq të rëndësishëm për skamnorët myslimanë të vendit, si dhe duke shprehur konsideratë për Myftiun e Strugës, ef. Sulejmanin dhe operativës së tij që janë organizuar që ky aksion humanitar të rrjedhë në mënyrë shumë transparente dhe t’ju dedikohet ekskluzivisht atyre që kanë më së shumti nevojë në këto ditë të Ramazanit, foli edhe mbi rëndësinë e bamirësisë në islam. “Islami na porositë që gjithkund të shtojmë dashurinë, të jemi të sjellshëm dhe shumë të vullnetshëm për bashkëjetesë dhe kohezion ndërfetar. Një prej elementeve që e ndihmon zbatimin e këtij parimi islam është edhe bamirësia. Prandaj, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë skamnorët tanë si dhe ata që janë në nevojë do të thotë vetëm dëshmi e përkushtimit tonë që të veprojmë konform porosive të shenjta islame”, ka nënvizuar efendi Dauti
strug

strug1

strug2

strug4

Comments are closed.