[:al]OH Hilal ndau ndihma në Strugë[:]

[:al]Strugë, 7 qershor – Karavani i ndihmave humanitare me rastin e Muajit të mëshirës, Ramazanit, ka qëndruar në territorin e Myftinisë së Strugës. Me këtë rast, Kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, si dhe Myftiu i Myftinisë së Strugës, Salim ef. Sulejmani, ndanë mbi shtatë ton pako me ndihma në artikuj ushqimor e higjienik. Pakot u shpërndanë sipas listës së hartuar paraprakisht nga këshillat e xhamive e në të cilën ishin të përfshirë rastet më të rënda sociale në këtë territor.

“Ashtu siç kemi theksuar që në fillim të aksionit tonë se, gjatë këtij Muaji të mëshirës do të përpiqemi që të trokasim në çdo derë të familjeve e të personave që nga ana e këshillave të xhamive tona janë regjistruar si raste të rënda sociale, me qëllim që t’ua lehtësojmë dhimbjen e skamjes duke ju dhënë pako me produkte ushqimore e higjienike, të siguruara si donacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfittë Turqisë, si dhe të donatorëve të tjerë, të siguruar falë angazhimit personal të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit. Sot, në territorin e Myftinisë së Strugës dhuruam mbi shtatë ton pako ndihma humanitare. Ky aktivitet do të vazhdojë deri në përfundim të Muajit Ramazan”, është shprehur kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti.

Kurse Myftiu i Strugës, Salim ef. Sulejmanio, ka falënderuar Organizatën Humanitare “Hilal” si dhe të gjithë personat që u angazhuan në sigurimin e këtij donacioni humanitar, si dhe aktivistët që regjistruan familje e persona të varfër në territorin e Myftinisë së Sturgës. “Është ndjenjë e veçantë përfshirja nëpër të tilla aksione gjatë të cilëve sheh sy të gëzuar e fytyra paksa më të lumtura për faktin se përjetojnë përkujdesin e myslimanëve të vendit përplot me humanizëm dhe me gatishmëri për ta ndihmuar secilin nevojtar. Kështu na mësojnë mësimet e fesë sonë islame”, tha veç tjerash, Myftiu efendi Sulejmani.  

[maxgallery id=”9236″][:]

Comments are closed.