OH “HILAL” ndau ndihma në Resnje

OH “HILAL” ndau ndihma në Resnje

Në vazhdën e aktiviteteve humanitare që po i zhvillohen me rastin e Muajit Ramazan, OH HILAL e BFI në RM, qëndroi në Resnje, me çrast, përmes këshillave të xhamive të Myuftinisë së këtij qyteti, shpërndau 300 pako me artikuj ushqimor e higjienik. Ky aktivitet u përcoll edhe nga ana e mediave të vendit, para të cilave Koordinatori i kësaj Myftinie, Gjynejd ef. Jashar, u shpreh se, aksioni që po e kryen kjo Organizatë përgjatë ditëve të Muajit të Rahmetit duhet të përshendetet masovikisht. “Të dëshmosh shpirtin human përgjatë këtij Muaji, është edhe një obligim për secilin mysliman. Qytetarët e Resnjës, skamnorët dhe të varfërit, kanë shumë arsye që sot të ndjehen të lumtur, sepse, këtë Muaj do ta përmbyllin me më pak telashe që i shkakton skamja dhe mjerimi. Sofra e iftarit dhe e syfyrit me këtë ndihmë të OH HIlal do tyë jetë e begatshme, pa dyshim”, ka nënvizuar efendi Jashari.
Ndërkaq, Kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, duke i falënderuar në veçanti këshillëtarët e xhamive që kanë kryer punë shumë të sinqertë duke evidentuar familjarë dhe individë që përballen me varfërinë e skajshme, ka vënë në spikamë se ky aktivitet human ritë ndjeshmërinë e humanitetit tek çdo besimtar që agjëron e që ndjenë fuqishëm nevojë për bukë e për ujë. “Sot Në Myftininë e Resnjës shpërndamë 300 pako me ndihma humanitare të siguruar nga donator të ndryshëm falë angazhimit vetëmohues të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit. Pakot që sap oi shpërndamë janë donacion i vëllezërve tanë nga Turqia, respektivisht, nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë”, ka përfunduar efendi Dauti.
resen.

Comments are closed.