OH Hilal ndau ndihma në Resnjë

[:al]Resnjë 9 qershor – Me qëllim që sa më shumë familje skamnorë të përfshihen në aksionet humanitare të OH Hilal të cilat i ka ndërmarrur përgjatë Muajit të mëshirës, kjo Organiatë sot ka ndarë pako për ata myslimanë skamnorë të evidentuar në listat e këshillave të xhamive të territorit të Resnjeës. Me këtë rast, kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti si dhe koordinatori i Myftinisë së Resnjës, Xhunejd ef. Jashar, kanë shpërndarë 3375 kg pako me produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike.

“Pa dyshim që qysh në fillime kemi thënë që plani ynë akcional do të ketë një karakter gjithëpërfshirës dhe do të shtrihet në çdo cep të Maqedonisë ku jetojnë myslimanët tanë. Sot ndamë ndihma për skamnorët e Resnjës dhe, na kanë ngelur edhe disa vizita të qendrave tona që ta rrumbullaksojmë aktivitetin tonë të quajtur si “Karavani humanitar i OH HILAL me rastin e Muajit të Ramazanit”! Deri më sot kemi shpërndarë dhjetra tonaleta ndihma humanitare të cilat, falë autoritetit dhe personalitetit të Reisit tonë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i kemi të donuar nga Drejtoria e Përgjihshme e Vakëfit të Turqisë, si dhe nga firmat prodhuese “Kozhuvçkanka” dhe “Vitaminka”! Natyrisht,, falënderimet tona dhe të të gjithë atyre skamnorëve që morën nga këto ndihma, shkojnë ekskluzivisht për donatorët tanë, kurse unë, si zbatues i këtij projekti që është kërkesë e vetë Kryetarit të BFI-së, i falënderoj të gjithë aktivitsët tanë, myftinjtë, koordinatorët por edhe keshillat e xhamive që kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në dedektimin e rasteve sociale si dhe në kategorizimin e tyre me prioritet. Zoti i shpërbleftë me të gjitha të mirat e Tij”, është shprehur Mustafa Dauti, gjatë akcionit të sotëm të OH Hilal në shpërndarjen e ndihmave humanitare për myslimanët skamnorë të territorit të Resnjës.

[maxgallery id=”9268″][:]

Comments are closed.