[:al]Ohër, 29 maj – Në vazhdën e aktiviteteve gjithëpërfshirëse humanitare, OH Hilal që funksionon në kuadër të BFI në RM, ka shpërndarë ndihma me artikuj ushqimor e higjienik për myslimanët e territorit të Myftinisë së Ohërit. Me këtë rast janë ndarë katër ton e gjysëm pako, dedikuar familjeve dhe individëve më në nevojë të evidentuar nga këshilli i xhamive të kësaj Myftinie. Kryetari i Oh Hilal, Mustafa Dauti si dhe Myftiu i Ohrit, Samet ef. Ajdari, shpresojnë që me këtë sasi ndihmash të kenë përfshirë një numër të madh të skamnorëve myslimanë të kësaj ane.
“Aksioni humanitar po rrjedh sipas dinamikës së paraparë. Bashkëpunimi me këshillat e xhamive po zhvillohet në mënyrë shumë të mirë. Në bazë të listave të haruara prej tyre, ne po i shpërndajmë pakot me ndihma në ushqim e në pajisje higjienike, me qëllim që sado pak ta zbusim varfërinë e skamnorëve anekënd vendit. Sot, bashkë me Myftiun e Ohrit, efendi Ajdarin dhe me operativën e kësaj Myftinie kemi ndarë rreth 4 ton e gjysëm ndihma të siguruara nga donatorët tanë tradicional, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë, pastaj “Kozhuvçanka”, “Vitaminka”, si dhe donatorë tëtjerë të cilët janë ofruar falë autoritetit dhe angazhimit personal të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit”, ka nënvizuar Mustafa Dauti.
Ndërsa Myftiu i Ohrit, Samet ef. Ademi, ka falënderuar OH Hilal e cila donacionet që i vijnë i shpërndanë në mënyrë racionale më të mundshme, duke përfshirë sa më shumë të varfër në programin social të hartuar pikërisht për nderë të Muajit Ramazan, Muajit të Mëshirës. “Duhet marrur në konsideratë dhe të falënderohen edhe këshillat e xhamive, për angazhimin dhe përkujdesin e tyre që në listat e ndihmave të përfshijnë sa më shumë familje dhe individë të varfër që po i rangojnë me prioritet dhe që janë në nevojë të madhe sociale”, ka theksuar Myftiu, efendi Ajdari.
[maxgallery id=”9142″][:]
Comments are closed.