[:al]OH HILAL NDAU NDIHMA NË MANASTIR[:]

[:al]Manastir, 9 qershor – Sot aksionin humanitar për nderë të muajit të mëshirës, OH Hilal e zhvilloi në territorin e Myftinisë së Manastirit. Kryetari i “Hilalit”, Mustafa Dauti, bashkë me Myftiun Amit ef. Rasimi, kanë shpërndarë për familje dhe persona të evidentuar si raste të rënda sociale rreth 4500 kg pako me artikuj të ndryshëm ushqimor dhe higjienik. “Sot intervenuam në vendbanimet e territorit të Myftinisë së Manastirit dhe bashkë me myftiun efendi Rasimin shpërndamë katër ton e gjysmë pako ndihma të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë si dhe nga firmat prodhuese “Kozhuvçanka” dhe “Vitaminka”. Falë insistimit dhe kërkesës personale të Reisul Ulemasë, H. Sulehman ef. Rexhepi, këto ditë të Ramazanit vazhdimisht kemi qenë në terren dhe pranë familjeve në nevojë të evidentuar nga këshillat e xhamive gjithandej vendit dhe jemi munduar që sado pak t’ua zbusim skamjen gjatë këtij Muaji të agjërimit dhe mëshirës”, është shprehur Mustafa Dauti, kryetar i OH Hilal.

[maxgallery id=”9254″][:]

Comments are closed.