[:al]OH HILAL ndau ndihma në Kumanovë[:]

[:al]Destinacioni i radhës i karavanit humanitar të OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI në RM, ishte Myftinia e Kumanovës. Për myslimanët e varfër, skamnorë e jetimë të vendbanimeve të kësaj ane u shpërndanë mbi pesë ton pako me artikuj të ndryshëm ushqimor e higjienik.

Me këtë rast, Myftiu i Muftinisë së Kumanovës, Abedin Imeri, duke falënderuar kryetarin e OH HILAL, Mustafa Dautin, për angazhimin e tij vetëmohues për të trokitur në çdo shtëpi myslimane të varfër gjatë Muajit të Ramazanit, mirënjohje të veçanta ka drejtyuar edhe ndaj Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, angazhimi i të cilit mundëson që të tregohet shpirti i vërtet human, një ndër misionet islame të BFI-së, angazhimi për të qenë sa më pranë të varfërve, skamnorëve dhe jetimëve. “Pa dyshim që, në emër të këtyre familjeve që në këtë moment duken më të qetë e më të lumtur,   më duhet të shpreh falëndertime sidomos për Kryetarin tonë, H. Sulejman ef. Rexhepin, përkujdesi i të cilit ndaj skamnorëve kurrë nuk ka munguar dhe gjithnjë ka shprehur kërkesa që të gjitha strukturat e BFI-së të jenë në gatishmëri për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat tona të prekur nga gjendja e rëndë sociale”, ka thënë veç të tjerash Myftiu Abedin Imeri.

Nga ana e vet, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, ka falënderuar operativën e kësaj Myftinie për azhuritetin e tyre në evidentimin e familjeve dhe të individëve që janë në nevojë jetike për ndihma humanitare. “Gjatë kësaj kohe kemi ndërmarrë dhjetra aksionesh humanitare, po shpërndajmë me mijëra pako me produkte të ndryshme ushqimore e higjienike dhe, tërë ky kontigjent ndihmash, është falë angazhimit dhe autoritetit të vetë Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi. Prandaj, për çdo ditë jemi të gatshëm të shpërndajmë ndihma, donatorët tanë pa përtesë po na donojnë ndihma për vëllezërit dhe motrat tona skamnorë. Zoti i shpërbleftë donatorët si dhe të gjithë ata që angazhohen me mish e me shpirt që për këto ditë të Ramazanit ta bëjmë më të bereqetshëm sofrën e të varfërve, skamnorëve dhe jetimëve myslimanë anekënd vendit tonë. Në krye të kësaj detyre do të jemi deri në pëcjellje të këtij Muaji të Shenjtë të Ramazanit”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti.

[:]

Comments are closed.