OH “HILAL” ndau ndihma në Kërçovë

OH “HILAL” ndau ndihma në Kërçovë
Në vazhdën e aksioneve humanitare të OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së, u realizua ndihma duke u ndarë mbi 300 pako me artikuj ushqimor e higjienik për skamnorët e Kërçovës. Sipas listës së hartuar me raste prioritare nga këshilli i xhamive, ndihma e siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfi të Turqisë, skamnorëve dhe rasteve të rënda sociale ua ndau vetë kryetari i OH HILAL, Mstafa ef. Dauti bashkë me Myftiun e Myftinisë së Kërçovës, Murat ef. Isenin.
“Pa dyshim, planin tonë aksionar do ta zbatojmë sipas pikave të hartuara dhe se përgjatë tërë Muajit të Ramzanit do të jemi prezent në çdo cep të vendit me qëllim që ta shprehim bamirësinë tonë për ata që kanë më së shumti nevojë, sidomos gjatë këtyre ditëve të agjërmit”, është shprehur efendi Dauti, ndërkohë që Myftiu, efendi Iseni ka shprehur falënderimet më të përzemërta për OH Hilal, për stafin e tij që është përkujdsur që kjo ndihmë të realizohet në mënyrë sa më transparente, si dhe ka falënderuar Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rxhepi, me angazhimin e të cilit është arritur deri te ky donacion që vjen nga Institucioni me relevancë i shtetit turk.
kerc

kerco

Comments are closed.