[:al]OH HILAL NDAU NDIHMA NË KËRÇOVË[:]

[:al]

Kërçovë, 1 qershor – Në gazhdën e shpërndarjes së nd8hmave humanitare me rastin e Muajit të Mëshirës, OH Hilal që funkcionon në kuadër të BFI në RM, ka zhvilluar aktivitet humanitar në territorin e Myftinisë së Kërçovës. Vetë kryetari i Organizatës Humanitare HILAL, Mustafa Dauti bashkë me Myftiun Murat ef. Huseini, për skamnorët e kësaj ane kane shpërndarë shtatë ton ndihma në artikuj ushqimorë e higjienik.
Me këtë rast efendi Dauti ka falënderuar donatorin, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfit të Turqisë ( T.C. Vakıflar Genel Müdürlüğü) e cila ka ndihmuar me 5000 pako ndihma humanitare të siguruar fale autoritetit dhe angazhimit personal të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi.
“Si në të gjitha vendbanimet myslimane edhe këtu në territorin e Myftinisë së Kërçovës, ndihmat u shpërndanë sipas listës së hartuar nga këshillat e xhamive. Po hasim në shumë raste sociale, por falë shpirtit human të donatorëve si dhe të popullatës sonë, po ia dalim që të përfshijmë sa më shumë raste me qëllim që t’ua zbusim sado pak dhembjet e skamjes dhe varferisë. Zoti i shpërblefte tè gjithë donatorët tanë, aktivistët si dhe në veçanti Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepin i cili angazhohet me vetëmohim por dhe urdheron që në Muajin e Mëshirës të ketë sa më shumë humanitet, sa më shumë solidaritet me të varfërit, skamnorët, jetimët, me qëllim që t’u japim kuptim ibadeteve tona të shtuara gjatë muajit të agjërimit”, u shpreh kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, gjatë aksionit humanitar në territorin e Myftinisë së Kërçovës.
[maxgallery id=”9183″]

[:]

Comments are closed.