[:al]OH HILAL ndau ndihma në Gostivar[:]

[:al]Karvani i ndihmave të OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së, sot është ndalur në Myftininë e Gostivarit. Me këtë rast, janë shpërndarë gjashtë ton ndihma humanitare. Në bashkëpunim me këtë Myftini, u ndanë mbi 300 pako me artikuj ushqimor dhe higjienik, për skamnorët dhe jetimët e kësaj ane.
Këtë aksion humanitar nga afër e kanë ndjekur Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti bashkë me Myftiun e Gostivarit Shaqir ef. Fetahu.
Me këtë rast ka folur edhe Kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti: “Sot po e vazhdojmë karvanin tonë në Myftininë e Gostivarit dhe ashtu si[ paralajmëruam në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ne si Organizatë Humanitare duam të depërtojmë në tryezën e çdo familje që ka nevojë, me qëllim që tua zbusim sado pak gjendjen e tyre. Këtë detyrë ia kemi dhenë vetes, para besimtarëve dhe para Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili na jep një përkrahje të parezervë në aktivitetin tonë humanitar”. Ef. Dauti më tej shtoi se: “Janë organizuar aksione shumë dimensionale që do të ndërmerren nëpër të gjitha myftinitë e vendit, nëpërmjet të cilave më pas do të bëhet shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë”.

Edhe Muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, shprehu kënaqësinë për këtë aksion me të cilin u ndihmuan familjet skamnore nga rajoni i Myftinisë së Gostivarit. Ai mes tjerash tha: “Në këtë ditë të bekuar të muajit të Ramazanit,kemi kënaqësi të veçantë që të gëzojmë zemrat e besimtarëve, respektivisht skamnorëve, me qëllim që edhe ata ti gëzojmë me ndihma që sa më lehtë ta kalojnë muajin e Ramazan Sherifit. Për këtë e falënderojmë Bashkësinë Fetare Islame e cila sot, nëpërmjet Organizatës Humanitare Hilal ndau diku mbi 6 tonelata ushqime dhe mjete higjienike”.
Ndihmat në fjalë u ndanë nëpër këshillat e xhamive të Gostivarit, të cilat në Myftininë e Gostivarit kanë deponuar listat me familjet që kanë më tepër nevojë për ndihma.

[:]

Comments are closed.