[:al]OH HILAL ndau ndihma në Gostivar[:]

[:al]Gostivar, 16 maj – Karvani i ndihmave të OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së, sot është ndalur në Myftininë e Gostivarit. Me këtë rast, në bashkëpunim me Myftininë e Gostivarit, rspektivisht me këshillat e xhamive të kësaj Myftinie, janë shpërndarë gjashtë ton ndihma humanitare me artikuj ushqimor dhe higjienik, për skamnorët dhe jetimët e kësaj ane.

Këtë aksion humanitar nga afër e kanë ndjekur Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti bashkë me Myftiun e Gostivarit Shaqir ef. Fetahu.

Me këtë rast kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, ka theksuar: “Është dita e dytë e aksioneve tona që do të vazhdojnë deri në përfundim të Muajit të agjërimit. Deri atëherë do të shpërndajmë mbi 150 ton ndihma të arritura nga Drejtoria e Vakfit të Turqisë dhe nga donatorët e ndryshëm, të cilëve ju shprehim falënderime dhe mirënjohje të thellë. Ndihmat do të ndahen përmes këshillave të xhamive nëpër secilën Myftini, të cilët kanë përgatitur listat me të varfërit që janë ekstremisht në nevojë për ndihma. Do të kërkoj mirëkuptim prej të gjithë myslimanëve të vendit, sepse jam shumë i vetëdijshëm që kemi numër tepër të madh të nevojtarëve për ndihma humanitare. Por, në listat e hartuara fillimisht janë përfshirë ato familje dhe individë që janë shumë të varfër dhe në skamje të skajshme. Si Organizatë Humanitare kemi dëshirë të depërtojmë në tryezën e çdo familje që ka nevojë, me qëllim që t’ua zbusim sado pak skamjen. Këtë detyrë ia kemi dhenë vetes, para besimtarëve dhe para Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili na jep një përkrahje të parezervë në aktivitetin tonë humanitar”, tha Mustafa Dauti, me rastin e shpërndarjes së ndihmave humanitare në territorin e Myftinisë së Gostivarit.

Edhe Muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, shprehu kënaqësinë për këtë aksion me të cilin u ndihmuan familjet skamnore nga rajoni i Myftinisë së Gostivarit.  Ai mes tjerash tha: “Është për ta përgëzuar OH Hilal e cila gjithnjë është në kërkim të donatorëve për t’ju ndihmuar myslimanëve të vendit, të paktën gjatë muajit të agjërimit, me qëllim që të gëzojmë zemrat e besimtarëve, respektivisht skamnorëve dhe, edhe ata t’i gëzojmë dhe t’u mundësojmë sa më lehtë ta kalojnë muajin e Ramazan Sherifit. Për këtë e falënderojmë Bashkësinë Fetare Islame e cila sot, nëpërmjet Organizatës Humanitare Hilal ndau diku mbi 6 tonelata ushqime dhe mjete higjienike”, ka nënvizuar Myftiu i Gostivarit, efendi Fetahu.

[maxgallery id=”9040″][:]

Comments are closed.