OH HILAL ndau ndihma në Dibër

[:al]Dibër, 22 maj – Me rastin e Muajit të agjërimit, Organizata Humanitare HILAL që funksionon në kuadër të BFI-së, vizitoi Myftininë e Dibrës, me ç’rast shpërndau rreth gjashtë ton ndihma humanitare të donuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Repubslikës së Turqisë. Ndihmat u shpërndanë sipas listës së hartuar paraprakisht nga këshillat e xhamive me raste të rënda sociale.

Aksioni në fjalë u vëzhgua drejt për drejt nga kryetari i OH HILAL si dhe nga Myftiu i Muyftinisë së Dibrës, Ramazan ef. Hasa. Edhe në territorin e Myftinisë së Dibrës u dëshmua se Bashkësia Fetare Islame është Institucion që përkujdeset për të gjithë myslimanët e vendit, që me seriozitet i qaset edhe ndihmës së nevojshme për skamnorë, hallexhinjë e të varfër.

“Aksioni ynë humanitar vazhdon ashtu siç kemi premtuar si dhe sipas planit tonë aksional. Do të zbresim në çdo shtëpi të skamnorëve tanë që janë kategorizuar si raste të rënda sociale. Kjo kategori ka nevojë të madhe për ne dhe për të gjithë bamirësit e vendit dhe më gjërë. Përkundër kushteve të rënda, shumica prej tyre nuk heqin dorë nga përmbushja e këtij obligimi fetar, nga agjërimi, prandaj, ne, si OH HILAL me dashurinë më të sinqertë u ofrojmë ndihmën e siguruar falë angazhimi personal si dhe autoritetit të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Muatafa ef. Dauti.

[maxgallery id=”9072″][:]

Comments are closed.