OH HILAL Muajin e Rahmetit do ta kalojë në terren me skamnorët e vendit

OH HILAL Muajin e Rahmetit do ta kalojë në terren me skamnorët e vendit
Sot, me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, OH HILAL që funksionon në kuadër të BFI në RM, filloi me aksionet e veta humanitare që do të përfshijnë mbi 10 mij skamnorë anekënd vendit tonë. Përgjatë 25 aksioneve humanitare do të shpërndahen mijëra pako me produkte ushqimore dhe higjienike. Aksioni i parë humanitar filloi në Shkup, ndërsa për ta shtrirë në mënyrë sa më transparente në territorin e Myftinisë së Shkupit u përkujdes Myftiu H. Rexhep ef. Jusufi, së bashku me operativën e vet.
Me këtë rast, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, mbajti edhe një konferencë për shtyp. Duke ua uruar të pranishmëve si dhe mbarë myslimanëve të vendit Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e mëshirës dhe të rahmetit, efendi Dauti në mënyrë zyrtar e nisi aksionin duke shpërndarë 500 pako për skamnorët e Shkupit. Ai më tej nënvizoi se, ky muaj do të shënohet, veç tjerash, edhe me një sërë aktivitetesh humanitare, duke shpërndarë ndihma por edhe duke shtruar iftare të përbashkëta. Më pastaj, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, falënderoi të gjithë donatorët që donuan dhe po donojnë, me theks të veçantë falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfit të Republikës së Turqisë, e cila, për skamnorët tanë dhuroi rreth 5000 pako me artikuj ushqimor si dhe higjienik. “Natyrisht, ky bashkëpunim është rezultat i marëdhënieve të shkëlqyera në mës të Drejtorisë së Përgjithshme si dhe BFI-së të cilat marëdhënie i ka ndërtuar dhe po i ngrit fuqishëm Reisul Ulema i BFI-së, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi”, ka përfunduar kryetari i OH HILAL, efendi Dauti.
Ndryshe, aksioni në fjalë do të shtrihet në tërë territorin e Maqedonisë, me qëllim që këtë Muaj të Bekuar ta gëzojnë edhe skamnorët tanë duke e shtruar sado në mënyrë modeste sofrën e iftarit dhe të syfyrit.
shku

shkup

Comments are closed.