OH “Hilal” me sukses përmbylli aktivitetet humanitare të ramazanit

OH “Hilal” me sukses përmbylli aktivitetet humanitare të ramazanit

Sot OH “ilal” në bashkëpunim me RAF-in nga Katarai shpërndanë ndihma humanitare në territorin e Myftinisë së Strugës. Ku këto ndihma u ndajtën në prezencë të Muftiut të Strugës mr. Salim ef. Sulejmani i cili falenderoi O.H. Hilal që për së dyti herë është duke shpërnda ndihma në Muftinin e Strugës, lusin të Madhin Allah që aktivitet e O.H. Hilal të kenë zbutur sadopak varfërin me shpresë se këto aktivitete do të vazhdojnw. Dhe në këtë rast edhe u përmbyllën të gjitha aktivitetet e parapara përgjatë Muajit të Ramazanit ku u ndanë me mijëra pako për mbi 10 mij familje të kategorive të ndryshme që ishin target grupi i ndihmave humanitare.
Në fund të këtij aktiviteti, kryetari i OH “Hilal”, Mustafa ef. Dauti shfrytëzoi rastin të përshëndesë angazhimin e palodhshëm të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili jo vetëm që e ka kërkuar por edhe e ka përkrahur këtë aksion duke u angazhuar edhe në sigurimin e donatorëve të ndrysahëm. Në veçanti përshëndeti edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfit të Turqisë, Organizatën humanitare RAF nga Katari, ONH-në nga Arabia Saudite, EVN-në, Vitaminkën, UKA Komercin si dhe të gjithë donatorët që e mbështetën dhe shprehën dëshirën e tyrë për shpërndarjen e donacioneve bashkë me OH HILAL.
“Jam shumë i lumtur që sot po përmbyllim një dyzinë aktivitetesh humanitare që i planifikuam dhe i realizuam përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Arritëm që t’i ndihmojmë familjarët e jetimave, skamnorët e kategorive të ndryshme, të moshave dhe të nacionaliteteve të ndryshëm, Unionin e Nxënësve Shqiptarë, Invalidës e luftës, Invalidët e punës, familjarët e dëshmorëve të luftës si dhe shoqata e asociacione të ndryshme të vendit”, u shpreh kryetari i HILAL-it, Mustafa ef. Dauti, për të vazhduar: “Me ndihmat e sotme në Strugë po përmbyllim aktivitetet humanitare për këtë Muaj të Rahmetit. Me sukses arritëm që t’i furnizojmë mbi 10 mijë familje të kategorive të ndryshme. Lusim Allahun Fuqiplotë që donatorëve tanë t’ua shtojë pasurinë, bamirësve t’ua shtojë zemërgjërësinë, skamnorëve t’ua ndyrshojë gjendjen kah e mbara, ndërsa stafit tim si dhe të gjithë ata që pa hezitim kanë kontribuar në këtë aksion mujor që të jetë sa më i sukseshëm dhe në transparencë të plotë, Allahu i Gjithëmëshirshëm t’i shpërblejë me të mirat e Veta në këtë dhe në botën tjetër”, ka përfunduar efendi Dauti
Str.

strug...

Comments are closed.