OH HILAL me Myftininë e Tetovës ndihmojnë Hasanbegun

OH HILAL me Myftininë e Tetovës ndihmojnë Hasanbegun
Edhe sot, Organizata Humanitare “HILAL” që funksionon në kuadër të BFI në RM, qëndroi në mesin e banorëve të Hasanbegut dhe rrethinës, të cilët, kohë më parë u goditën nga një katastrofë e rëndë natyrore.Sot kjo Organizatë shpërndau mbi tetë ton ndihma me artikuj ushqimor, higjienik e veshëmbathje, të grumbulluara nga Myftinia e Tetovës. Një pjesë e tetovarëve një vit më parë kishin pësuar po këtë tragjide ndaj dhe, përgjigjae banorëve nga ky qytet për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat myslimane nga lgaja e Hasanbegut dhe rrethinës është shumë e lartë.
Në shpërndarjen e ndihmave prezent ishte edhe vetë Myftiu i Tetovës, Dr. Qani ef. Nesimi, i cili, duke vënë në spikamë rëndësinë e bamirësisë dhe obligimin islam për të shtrirë dorën e ndihmesës, falënderoi bamirësit por edhe HILALIN, e cila, si orgtanizatë humanitare në çdo moment është e gatshme të organizojë dhe ta kryej me sukses shpërndarjen e ndihmave. “Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kryejnë bamirësi kurse banorët e kësaj ane sa më parë i shpëtoftë nga kjo katastrofë e rëndë natyrore. Viktimat nga vërshimat katastrofale Allahu i Mëshiroftë dhe i shpërbleftë me xhenet. Familjarëve që pësuan humbje të pjesëtarëve të familjes, që pësuan lëndime dhe humbje të ndryshme, Allahu ua shtoftë durimin”, ëstë shprehur, veç të tjerash, Myftiu i Tetovës, efendi Nesimi.
Kurse Kryetari i OH HILAL, pas shpërndarjes së këtyre ndihmave, para mediave të shumta është shprehur se, ky aksion është një prej shumë aksioneve që do të ndërmerren për ta ndihmuar këtë popullatë. “Jam shprehur edhe më herët, HILALi dhe stafi i kësaj organizate humanitare do të qëndrojë në terren, ne mesin e këtyre banorëve, vëllezërve e motrave tona, deri sa të zbuten ndjeshëm problemet e tyre nga kjo katastrofë. Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, vazhdimisht kërkon nga ne që të jemi mirë të organizuar, të jemi vigjilentë dhe ta kryejmë me nder këtë obligim islam ndaj vëllezërve dhe motrave tona të cilët i ka zënë ky hall kaq i madh”, ka thënë Mustafa Dauti.
Ndryshe, Shtabi i Emergjencës i ngritur në lagjen e Hasanbegut, ka lavdëruar dhe ka falënderuar OH HILAL për angazhimin e saj si dhe për kontributin e pamohueshëm në zbutjen e halleve të banorëve përmes shpërndarjes së ndihmave të llojllojshme që konsistojnë në dhjetra tonelata artikuj ushqimorë, higjienikë si dhe veshëmbathje të ndryshme.
tetov1

tetov2

Comments are closed.