OH HILAL me Myftininë e Strugës ndihmojnë Hasanbegun me rrethinë

OH HILAL me Myftininë e Strugës ndihmojnë Hasanbegun me rrethinë
Sot në lagjen e Hasanbegut dhe të rrethinës zhvilloi aktivitetin humanitar të radhës OH HILAL që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM. Që në momentin kur u paraqit nevoja për ndihma pas katastrofës natyrore kreu i kësaj Organizate, Mustafa ef. Dauti, “Hilali” vazhdimisht gjendet që prej ditës së parë pranë popullatës së kësaj lagje dhe më gjërë për t’ju dalur në ndihmë. Përt këto aktivitete Organizata në fjalë është lavdëruar dhe falënderuar edhe nga Shtabi i Emergjencës i cili e ka vlerësuar si lider në zhvillimet e aksioneve humanitare. Edhe kësaj radhe u ndanë mbi shtatë ton ndihma në pako me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik si dhe veshmbathje, të donuara nga Myftinia e Strugës.
Me këtë rast, Myftiu i Strugës, mr. Salim ef. Sulejmani para mediueve ka falenderuar Struganët që prej momenteve tê para janë munduar që të solidarizohen me këtë pjesë dhe ja ne sot jemi para kêtyre banorve dhe pêrsëafërmi ju tregojmë se jemi me ta dhe do të vazhdojmë të jemi. Ne sot këtu do të ndajmë mbi shtatë tonë ndihma për të zbutur dhembjen e të prekurave nga kjo fatkeqësi mbi natyrore.
Nga ana tjetër, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti ka nënvizuar se, me kërkesë të Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, ekipi i kësaj Organizate është duke u gjendur sa më pranë nevojtarëve që kanë pësuar më së rëndi nga kjo katastrofë natyrore. “ Falenderojë të gjithë donatorët që ndihmojnë dhe që kanë besim në Organizatën tonë. Jemi për çdo ditë pranë banorve të Hasanbegut për të ndarë dhembjen bashkë me to. Falenderojë Struganët dhe Muftininën e Strugës për ndihmat e ofruarara. Ne nuk ndalemi do të vazhdojmë edhe më tutje. Deklaroi z. Dauti
strug5

struga6

struga7

Comments are closed.