OH HILAL me Myftininë e Prilepit ndihmojnë Hasanbegun me rrethinë

OH HILAL me Myftininë e Prilepit ndihmojnë Hasanbegun me rrethinë
Sot në lagjen e Hasanbegut dhe të rrethinës zhvilloi aktivitetin humanitar të radhës OH HILAL që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM. Që në momentin kur u paraqit nevoja për ndihma pas katastrofës natyrore kreu i kësaj Organizate, Mustafa ef. Dauti, “Hilali” vazhdimisht gjendet që prej ditës së parë pranë popullatës së kësaj lagje dhe më gjërë për t’ju dalur në ndihmë. Përt këto aktivitete Organizata në fjalë është lavdëruar dhe falënderuar edhe nga Shtabi i Emergjencës i cili e ka vlerësuar si lider në zhvillimet e aksioneve humanitare. Edhe kësaj radhe u ndanë mbi dy ton ndihma në pakove me artikuj të ndryshëm ushqimor, higjienik si dhe veshmbathje, të donuara nga Myftinia e Prilepit.
Me këtë rast, Myftiu i Prilepit, Shefket ef. Imeri, është shprehur se është obligim fetar dhe kombëtar për t’i ndihmuar vllezërit tonë këtu në Hasanbeg dhe ndihmat tona do të vazhdojnë edhe më tutje. Falenderoj xhematin për ndihmën vllazërore që ofruan.
Nga ana tjetër, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti ka nënvizuar se, me kërkesë të Reisul Ulemasë së BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, ekipi i kësaj Organizate është duke u gjendur sa më pranë nevojtarëve që kanë pësuar më së rëndi nga kjo katastrofë natyrore. “Ne edhe sot jemi këtu në Hasanbeg dhe do të vazhdojmë edhe ditëve tjera në vazhdim. Qëllimi jonë është të zbutim sadopak dhembjen e banorve pas asaj fatëkeqësie. Ne si Institucion i vetëm fetar jemi të përkakitur që edhe më tutje të jemi në ndihmë të goditurve.
prilep

prilep1

prilep2

Comments are closed.