OH Hilal me aksion në Gostivar

Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, më datë 6 Gusht organizoi një aksion humanitar në qytetin e Gostivarit.
Gjatë këtij aksioni ku u shpërndanë artikuj ushqimorë dhe produkte higjienike, për herë të parë, me ndihmën e operativës së Muftinisë të udhëhequr nga Muftiu Shaqir ef. Fetahu dhe degës së OH Hilal – Gostivar e cila vepron në këtë muftini, kryhet në mënyrën e dërgimit të ndihmave në shtëpi, pra personat me nevojë të mos vijnë vetë të martin ndihmat, por ato tu dërgohen nëpër shtëpi sipas një liste të dorëzuar nga këshillat e xhamive që veprojnë në kuadër të muftinisë së Gostivarit, sepse në fund të fundit pikërisht këto këshille të xhamive dinë gjendjen e besimtarëve të tyre nëpër lagje të ndryshme apo fshatra.
Për sa i përket këtij aksioni, Muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu për mediumet mes tjerash deklaroi: “Sot jemi dëshmitarë që në këto ditë të muajit të Ramazanit dega e Organizatws Humanitare Hilal e cila vepron në suazat e Muftinisë së Gostivarit, në koordinim të qendrës OH Hilal ndau ndihma për 400 familje skamnorë me qëllim që ti freskojmë zemrat e tyre dhe ti bëjmë më të lumtur në këto ditë të muajit të Ramazanit dhe në këtë mënyrë ti presim sa më të lumtur ditët e Bajramit të cilat janë në vijim e sipër”…
Ndërsa nga ana tjetër, Kryetari o Organizatës Humanitare Hilal – Mustafa ef. Dauti në prononcimin e tij për mediumet edhe një herë theksoi vendosshmërinë e kësaj Organizate humanitare që edhe më tej të vazhdojë me aksione humanitare me qëllim që të jetë gjithmonë pranë n njerëzve në nevojë.
Përndryshe ky aksion është vazhdimësi e aktiviteteve të paraparë enkas për këtë muaj.
“Pikë së pari shfrytëzoj rastin që të gjithë besimtarëve në Republikën e Maqedonisë tu dëshiroj agjërim të lehtë dhe e Lusim Allahun fuqiplotë që të gjithë besimtarëve tua bëjë kabull ibadetet dhe lutjet e tyre”, tha mes tjerash Mustafa ef. Dauti i cili më tej shtoi: “Gjatë këtij muaji kemi bërë disa aksione humanitare nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë dhe sot erdha radha në qytetin e Gostivarit. Ky është një aksion me vlerë të rëndësishme dhe të veçantë ku bëhet fjalë për shpërndarjen e ndihmave për 400 familje”, tha ef. Dauti i cili falënderoi publikisht Muftiun e Gostivarit Shaqir ef. Fetahu dhe operativën, Degën e OH Hilal në Gostivar, Imamët e xhamive dhe të gjithë Këshillat e Xhamive dhe xhematët.

DSC02090 DSC02098 DSC02102 DSC02104

Comments are closed.