OH Hilal me aksion humanitar në Strumicë, Dellçevë dhe Shtip

Më datë 22 Korrik të 2012, Organizata Humanitare “Hilal” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, me fillimin e muajit të Ramazanit ndërmori aksionin e radhës të paraparë në plan programin që ishte paraparë enkas për këtë muaj të shenjtë të bekuar. “Ky program është i pasuruar gjithsej me 20 aksione Brenda këtij muaji, të cilat do të realizohen gjatë ditëve në vijim”, theksoi Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti.
“Duke marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e këtij muaji që ka për bazë humanitetit, që dokumentohet edhe me fjalët e Allahut fuqiplotë dhe thëniet e Pejgamberit Muhamedit a.s. që: ‘Besimtari duhet ta ketë të vulosur në shpirtin e tij humanitetin, solidaritetin, bamirësinë dhe ndihmën ndaj të afërmve. Ai i cili e vesh me rroba një besimtar, Allahu atë do ta veshë me rroba të gjelbërta në Xhenet’ siç thotë Muhamedi a.s.. Prandaj për këtë arsye, ne si Organizatë Humanitare vendosëm që të ndërmarrim pikërisht një aksion të tillë në qytetet e Strumicës, Dellçevës dhe Shtipit ku fillimisht bëmë shpërndarjen e veshmbathjeve për 300 familje të skamnorëve si dhe shtruam një iftar për këta besimtarë në qytetin e Shtipit”, tha mes tjerash kreu i OH “Hilal” Mustafa ef. Dauti, i cili falënderoi Muftiun Isa ef. Islamaili dhe degën e OH Hilal në Shtip, gjegjësisht anëtarin e Kryesisë Qendrore Xhevdet Zeneli dhe të pranishmit e tjerë për angazhimet dhe aktivitetet e ndërmarr në sferën e humanitetit.
2012-07-22 13.25.43
Ai më tej shtoi se kjo organizatë ka në plan që gjatë muajit të Ramazanit të viziton të gjitha qytetet e Maqedonisë me qëllim që tu dali në ndihmë nevojtarëve dhe tua lehtësojnë sado pak gjendjen e rënduar socialo – ekonomike.

2012-07-22 20.11.22

Comments are closed.