OH Hilal me aksion humanitar në Shkup

Më datë 13 Gusht 2012, Organizata Humanitare “Hilal” e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, ndërmori aksionin e radhës të paraparë në plan programin që ishte paraparë enkas për këtë muaj të shenjtë të bekuar në qytetin e Shkupit.
“Ky aksion është pjesë e programit i cili ka qenë i paraparë që të ndërmeren gjithsej 20 aksione humanitare brenda këtij muaji të bekuar të Ramazanit.me këtë rast me përfundimin e këtij muaji ne do të rrumbullaksojmë 1 vit nga themelimi i kësaj Organizate ”, theksoi Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti, i cili më tej shtoi se: “Duke marrë parasysh vlerën dhe rëndësinë e këtij muaji që ka për bazë humanitetit, që dokumentohet edhe me fjalët e Allahut fuqiplotë dhe thëniet e Pejgamberit Muhamedit a.s. që: ‘Besimtari duhet ta ketë të vulosur në shpirtin e tij humanitetin, solidaritetin, bamirësinë dhe ndihmën ndaj të afërmve’ siç thotë Muhamedi a.s.. Prandaj për këtë arsye, ne si Organizatë Humanitare vendosëm që të ndërmarrim pikërisht një aksion të tillë në qytetin e Shkupit për të qenë afër skamnorëve të këtij rajoni ku bëmë shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe higjienike për 300 familje”, tha mes tjerash kreu i OH “Hilal” Mustafa ef. Dauti, i cili falënderoi të gjithë donatorët që asnjëherë nuk kanë hezituar të japin kontributin e tyre në sferën e humanizmit e me theks te veçantë fabrikën e përpunimit të mishit “Uka Komerc” e cila dha kontribut të devotshëm për këtë aksion humanitar.

DSC02111_1 DSC02115 DSC02117 DSC02118 DSC02120

Comments are closed.