OH “HILAL” donoi pako për Unionin e Nxënësve Shqiptarë

H..

H.

H..

H.

Hilali me perfaqesuesit e nxenesve
OH “HILAL” donoi pako për Unionin e Nxënësve Shqiptarë

Aksionit humanitar të OH “Hilal” për të shpërndarë ndihma për çdo nevojtar e skamnor të vendit, iu bashkangjit edhe Unioni i Nxënësve Shqiptarë të Maqedonisë më në krye Jasir Asanin nga Studeniçani i Shkupit. Me këtë rast OH “Hilal” ua donoi 100 pako me artikuj të ndryshëm ushqimor e higjienik.
“Gjatë këtyre ditëve të agjërimit, ne, të rinjtë, nuk mund të rrimë indiferent ndaj familjeve tona të varfëra. Ne kemi shokë e shoqë që përballen me varfëri të skajshme, i njohim ata, e dimë që kanë një ngurrim të papërshkrueshëm për të kërkuar ndihmë, prandaj, ne si të rinj, si asociacion i nxënësve shqiptarë të Maqedonisë, kemi vendosur që të zhvillojmë qoftë edhe vetëm një aktivitet humanitar përgjatë këtyre ditëve sa kanë ngelur të Ramazanit. Mirëkuptim hasëm te OH Hilal! Me përzemërsi e falënderojmë Reisul Ulemanë, H. Sulejman ef. Rexhepin, si dhe kryetarin e “Hilalit”, Mustafa ef. Dautin, të cilën nuk na refozuan në angazhimin tonë vullnetar. Këtë ndihmë, këto pako do t’i shpërndajmë në Shkup, Gostivar, Kumanovë dhe Dibër”, u shpreh kryetari i Unionit të Nxënësve Shqiptarë, Jasir Asani.
Ndërkaq, kryetari i OH “Hilal”, Mustafa ef. Dauti shprehu kënaqësinë e veçantë për angazhimin e këti asociacioni të nxënësve tanë të cilët vullnetarisht kanë shprehur dëshirë që të përfshihen në tërë atë “armatë” njerëzish që kanë ndihmuar OH HILAL në zhvillimin e këtij aksioni humanitar që ka nisur që në fillim të Muajit Ramazan. “Është kënaqësi e veçantë kur pleq e të rinjë vullnetarisht i bashkangjiten një aksioni që zhvillohet për ta gëzuar sado pak një skamnor, një të varfër, një njeri në nevojë. Kjo dëshmon për suksesin e politikave tona në sensibilizimin sa më të gjërë të myslimanëve të vendit për sa i përket varfërisë dhe skamjes ndër popullatën tonë. Aktiviteti ynë transparent, që u mundësua nga angazhimi personal i Reisit tonë, H. Sulejman ef. Rexhepit, pa dyshim që do të nxisë edhe donator të tjerë të na ndihmojnë dhe të na përkrahin në këtë mision tonin sa human aq edhe fisnik. Ashtu siç na i dhuroi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë këto pako që ne po i shpërndajmë anembanë vendit, ashtu shpresojmë se do të kemi edhe donacione të reja nga vëllezërit tanë gjithandej botës, me dedikim për skamnorët, të varfërit dhe njerëzit tanë në nevojë”, tha, veç të tjerash, kryetari i OH “Hilal, efendi Dauti.

Comments are closed.