OH HILAL, donacion për institucionin e shkencës dhe dijes

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, si një vatër e Lartë e arsimit dhe shkencës, ka bërë që me përkushtim t’i qaset trendeve të kohës dhe të pozicionohet në nivelin e njëjtë me institucionet shkencore në vend dhe më gjerë.
Andaj duke u nisur nga parimi se duhet investuar, ndihmuar dhe kontribouar në shkencë dhe perspektivën e shoqërisë, OH HILAL u përkujdes me një donacion të ri, i cili do të shërbej si përkrahje për ecurit e reja të këtij institucioni.
donacion1
Për mediat e shkruara dhe elektronike kryetari i OH HILAL, Mustafa  Dauti, deklaroi se: “ Parim esencial i OH HILAL dhe i mbarë neve është përkrahja dhe ndihmesa në të gjitha aspektet në drejtim të FSHI, ngase është fjala për institucion të shenjtë dhe më të larët shkencorë fetarë në Maqedoni dhe si i tillë funksionon në bazë të përkujdesjes së plotë të Bashkësisë Fetare Islame dhe donacioneve të xhemateve tona të vendit dhe diasporës.
Vlera dhe roli i këtij institucioni për shoqërinë tonë është tejet i madh si në aspektin fetar po edhe në atë shoqëror. FSHI është mundësi e veçant në vendin tonë që shoqëria jonë të pajiset me një strukturë të mirfilltë teologësh dhe intelektualësh fetar, të cilët kontribuojnë në të gjitha aspektet dhe janë në shërbim të popullit.
Ne, sot në FSHI dhuruam 20 laptopa të cilët do të shërbejn në kabinet studiuese dhe punuese të Fakultetit, por gjithashtu edhe karrige dhe tavolina punuese për dy kabinete, ky është njëri nga shumë donacionet që kemi në plan t’i realizojmë për dijen dhe shkencën”.
Donacionin në fjalë e pranoi Dekani i FSHI-së, dr. Faredin Ebibi, nga i cili u mirëprit dhe njëherit shprehi falënderime për këtë hap të OH HILAL. “Ne falënderojm Organizatën Humanitare HILAL dhe njëkohësish i shprehim mirënjohje z. Mustafa Dauti për donacionin në fjalë i cili do të shërbej dhe ndihmojë nevojat e Fakultetit. FSHI zhvillon punën e saj me kapacitet të plotë, por fatkeqësisht shteti nuk ndanë mjete materiale dhe financiare për këtë institucion shkencor, i cili është në shërbim të plotë të të gjithë atyre që kanë vendosur të ndjekin studimet këtu dhe në të ardhmen t’i shërbejnë shoqërisë”- potencoi dr. Fahrudin Ebibi
Njëkohësisht bëjmë me dije se Organizata Humanitare HILAL bëri shpërndarjen e karrocave për invalid dhe njerëz të hendikepuar, donacion të cilin e ka realizuar nëpër myftinitë e BFI, si Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, etj. Lidhur me donacionin në fjalë Kryetari i OH HILAL, Mustaf  Dauti, theksoi mbi rëndësin e këtij akcioni i cili ka një peshë dhe vlerë të veçant që s’paku me këto mjete po ju dalim zot atyre që kanë hendike dhe janë të palëvizshëm dhe që duhet të jetë kategoria më e priveligjuar në shoqërinë tonë, për të cilë duhet të kemi përkujdesje maksimale ndaj tyre.

Comments are closed.