OH “Hilal“ dhuron gjak në ambasadën amerikane

OH “ Hilal” e cila më tani ka bërë jehonë të madhe gjithandej me aktivitetet e saj humanitare dhe solidarizuese, kësaj rradhe u dëshmua edhe me një aksion të madh human duke dhururar gjak.
Në krye me kryetarin e saj Mustafa Dauti dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame, Afrim ef. Tahiri të shoqëruar nga një grup rreth 40 persona nga grup mosha të ndryshme dhuruan gjak në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.
hilal- dhuron gjak
Kryetari i OH ” Hilal”, Mustafa Dauti tha se neve sot jemi këtu për të dhuruar gjak dhe të përcjellim mesazhe se të gjithë njerëzit duhet bashkohen pavarësisht komunitetin fetar që i takojnë dhe bindjet e tyre ideologjike. Neve jemi të kënaqur që tani gjindemi në Ambasadën e SHBA-ve, me çrast në këtë aksion janë përfshinë disa funksionarë të BFI-së, një grup nxënësh të Medresesë Isa Beu dhe aktivistë të organizatës humanitare “ Hilal”.
Neve personalisht falënderojmë dhe jemi mirënjohës ndaj gjithë këtyre që dhurojnë gjak e cila ka simbolikën e të dhuruarit jetë, në veçanti me veprën e të rinjëve gjegjësisht me nxënësit e Medresesë Isa- Beu që tani për vite me rradhë dhurojnë gjak në aksionin tradicional që organizon ambasada Amerikane në Shkup.
Neve edhe më tej do të mbështesim iniciativa të këtilla humanitare të cilat kanë qëllim për të ndihmuar njerëz apo individ që kanë nevojë për gjak”, theksoi Dauti.
Aksionin e përshëndeti u.d. ambasadori amerikan në Shkup, Brian Aggeler në mediat elektronike dhe të shkruara.

Comments are closed.