OH “Hilal” dhuroi ndihma për jetimët në Kumanovë

1075151_10200333733730750_1423964858_nOH Hilal vazhdoi me aktivitetet e saj për gjatë muajt të Ramazanit, kësaj rradhe u ndal në qytetin e Kumanovës për të ndarë 200 thasë miel dhe 185 tepihë për fëmijët jetim dhe njerëz të ngratë. Gjatë këtij aktiviteti shpërndarjen e këtyre gjërave e bëri personalisht kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i degës së OH Hilal të Kumanovës, Orhan Fejzuli.

“ Jetim ishte ritur vet Muhamedi a.s, për të cilin personalitet Kurani na njofton se për atë është përkujdesur Allahu xh.sh. Ai, Fuqiploti kujdeset për të gjithë jetimët dhe krijesat e Tij, por se edhe Ne e kemi për obligim të jemi afër tyre dhe të zbusim dhimbjet e tyre të cilat janë të shumtë, në bazë të mundësive që posedojmë. Ata janë një grup që duhet të kenë një status të veçant në shoqëri dhe shtet, andaj aktivitetin që po bëjmë ne është vetëm një ndihmë e vogël për ata. E kuptojmë se kanë nevoj për shumë gjëra por edhe këtë që po shpërndajmë mendojm se mund të zbusë gjendjen e tyre në këto ditë të fundit të Ramazanit dhe pritjen e festës tonë të madhe të Fitër Bajramit. Jetimët dhe nevojtarët janë shtresë e shoqërisë tonë për të cilët duhet patur kujdes të veçantë. Në veçanti jetimët janë ata që zhvillimi i jetës së tyre është shumë e rëndë, andaj shikuar nga prizmi Islam përkujdesja e myslimanëve ndaj tyre duhet të jetë specifike”- përfundoi Mustafa Dauti.

Comments are closed.