Karavani i OH Hilal me shpërndarjen e ndihmave për nevojtarë dhe skamnorë ka vazhduar edhe përgjatë ditëve festive të Fitër Bajramit. Kësaj rradhe në bashkëpunim me UKA Komerc kanë shpërnda për 150 familje myslimane pako me materiale ushqimore të prodhimeve të mishit. Me rastin e realizimit të këtij akcioni humanitar kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti falënderoi kompaninë e mirënjohur dhe me imazh të lartë UKA Komerc në vendin tonë dhe më gjërë për bashkëpunimin mes organizatës humanitare Hilal dhe kompanisë për prodhim të llojeve të ndryshëm të mishërave. Ai mes tjerash shtoi se: “Islami na edukon që gjithnjë të jemi afër nevojtarëve, skamnorëve, jetimëve dhe gjithë atyre që kanë brenga socio-ekonomike, shëndetësore, etj. Kujdesi ynë duhet të jetë në nivel të lartë ndaj tyre, ngase sprovat e jetës janë të shumtë. Ecurit e jetës bëjnë që të shijoshë brenga por edhe gëzime, andaj gjithnjë besimtarët myslimanë duhet të jenë afër njëri-tjetrit dhe të tregojnë dashurinë e tyre ndërvëllazërore dhe fetare”. Në anën tjetër nga UKA Komerc janë mëse të kënaqur që kanë bashkëpunim me OH Hilal dhe që janë në gjendje të zbusin dhimbjet e shumë myslimanëve përgjatë këtyre ditëve festive të Fitër Bajramit.
Comments are closed.